Në qytetin Wuppertal, jo shumë larg nga metropoli Düsseldorf, vepron firma shqiptare “EZ Trockenbau” me pronarin Enver Zuka, i cili është nga Pozhorani i komunës së Vitisë.

Afaristi Enver Zuka si shumë të tjerë për arsye të ndryshme të kohës, si ekonomike dhe politike kishte emigruar  herët në Gjermani. Me punën e tij, përkushtimin, përvojën dhe profesionalizmin ndër vite, ai me vendosmërinë e tij nuk qëndroi duarkryq, por themeloi  biznesin e tij në qytetin Wuppertal.

Veprimtaria kryesore e kësaj firme është kryerja e punimeve me pllaka regipsi, suvatimi, dhe punimeve të tjera të nevojshme.

Në “EZ TROCKENBAU” janë të angazhuar edhe punëtorë, ku numri i tyre ndryshon varësisht nga volumi i punimeve dhe afati i konkretizimit të punimeve sipas kontratës.

 Furnizimi i firmës me gjithë materialin dhe mjetet e nevojshme për punë është shumë i rëndësishëm në realizimin e punimeve,  kështu që me punët që kryen kjo firmë shqiptare, klientët janë gjithnjë të kënaqur. Sipas afaristit nga Anamorava, numri i kontraktuesve për shkak të cilësisë së kryerjes së projekteve me sukses, po shkon gjithnjë duke u rritur, kështu që natyrisht edhe kërkesat janë të mëdha.

Shumica e punëtorëve janë shqiptarë nga trojet shqiptare, ndërsa një pjesë e vogël është e përbërë nga nacionalitete të ndryshme. “EZ TROCKENBAU”, ka një bashkëpunim të mirë edhe me firmat e tjera, gjithashtu edhe me ato shqiptare, sidomos në këtë veprimtari.

Pas një vizite që kemi bërë në një takim me një mikpritje të ngrohtë, ne u bindëm për së afërmi me sukseset e kësaj ndërmarrja afariste shqiptare në Wuppertal. Prandaj, afaristit Enver Zuka, pronar i firmës “EZ TROCKENBAU” i urojmë suksese në të ardhmen në afarizëm.

/a.h/