Dëshira dhe vullneti i shumë grave në mërgim për t’u angazhuar dhe për të kontribuar në ruajtjen dhe kultivimin e traditave si dhe vlerave kulturore, kombëtare dhe humanitare, asokohe kishte motivuar aktivisten e dalluar znj. Afërdita Dauti Xheladini, që deri atëherë ishte kryetare e Seksionit të Gruas, pranë Shoqatës Kulturore “Iliria” në Heidelberg, për katër vite radhazi (në dy mandate), me iniciativen e saj dhe përkrahjen e madhe nga znj. Myhybe Meusel, znj. Drita Petrovci dhe shumë grave të tjera, si dhe  dhe bashkëshortit Dritonit, me 16 janar 2010-të, themelojnë Shoqatën e Gruas Shqiptare “Nënë Tereza” në Heidelberg.  Me kalimin e kohës, shtimi, prania dhe kontributi i gruas gjithnjë e më shumë po fitonte rol dominant në shoqëri, kështu që ishte imperiativ i kohës që të organizohen edhe në baza gjinore, konform rritjes së numrit të femrave të arsmimuara, te intensifikohet portreti i gruas shqiptare, ku ajo jeton dhe vepron. Kryetare e  Shoqatës së Gruas Shqiptare “Nënë Tereza” në Heidelberg, ishte zgjedhur veprimtarja e dalluar znj. Afërdita Dauti Xheladini, nënkryetare znj. Myhybe Meusel, sekretare znj. Drita Petrovci, arkatare znj.Valbona Ma-kolli, anëtare znj.Diana Chechetti, znj.Xheva Sadiku, znj.Linda Ceka dhe znj.Halide Krasniqi. Procesmbajtëse ishte znj. Kimete Jashari.Shoqata e Gruas Shqiptare “Nënë Tereza” në Heidelberg, qëllim të veprimtarisë së saj ka avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive njerëzore, me theks të veçantë të drejtave gjinore, përkatësisht eliminimi i diskriminimit gjinor si dhe promovimin dhe përhapjen e parimeve dhe vlerave liber-alo-demokratike, si dhe implementimin tyre konform  platformës programore dhe statutore të shoqatës. kryetare e Shoqatës së Gruas së Shquar Shqiptare “Nënë Tereza” si dhe kryetare e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, Dega në Heidelberg të Gjermanisë.  Për një kohë të gjatë ishte anëtare dhe kryetare e Seksionit të Gruas të Shoqatës “Iliria” në Heidelberg. Anëtare e “Unionit Artistik të Kombit Shqiptar”. Anëtare e Rrjetit Global të Gruas Shqiptare “AVN”, me seli në Londër.

BIOGRAFIA

Afërdita Dauti Xheladini u lind në Kaçanik. Është e martuar me Driton  Xheladinin në Besianë dhe kanë dy fëmijë, Albionin dhe Albinen.

Në vitin 1992, në moshën 18 vjeçare ka emigruar në Gjermani, ku ajo edhe sot e kësaj dite punon dhe vepron tanimë që prej 28 vitesh në qytetin universitar të Heidelbergut. Afërdita Dauti Xheladini, është themeluese dhe kryetare e Shoqatës së Gruas së Shquar Shqiptare “Nënë Tereza” si dhe kryetare e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, Dega në Heidelberg të Gjermanisë.  Për një kohë të gjatë ishte anëtare dhe kryetare e Seksionit të Gruas të Shoqatës “Iliria” në Heidelberg. Anëtare e “Unioniit Artistik të Kombit Shqiptar”. Anëtare e Rrjetit Global të Gruas Shqiptare “AVN”, me seli në Londër.

Pikërisht në festën e madhe shqiptare në ditën e Flamurit, me 28 Nëntor 2018, është nderuar me titullin: “Ambasadore e Paqes Globale”.

“Pas një gruaje të suksesshme qëndron një burrë i suksesshëm”.