BIZNESMENI SHQIPTAR NË GJERMANI OFRON DY BANESA PËR TË DËMTUARIT NGA VËRSHIMET

Pas situatës së rëndë të krijuar pas pêrmbytjeve të shkaktuara nga vërshimet e shiut në disa rajone të Gjermanisë, mbretëron ende gjendje e rëndë. Deri më tani mbi 40 persona kanë humbur jetën, dhe janë shkaktuar dëme materiale me vlerë miliardëshe. Mërgata shqiptare në Gjermani është duke u solidarizuar me popullin mik gjerman në këto ditë të vështira. Poashtu, edhe biznismeni Albert Bucolli, së bashku me familjen e tij, kanë shprehur gatishmërinë që t’i japin dy banesa për strehim të të dëmtuarve nga përmbytjet e shkaktuara nga vërshimet. Familja Bucolli ka ngushëlluar të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre. Në një postim në rrjetet elektronike kanë shkruar: “Situata e përmbytjes ende nuk është lehtësuar dhe ngushëllimet tona u drejtohen atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe kanë humbur shtëpinë. Ne duam të ndihmojmë. Ju lutemi na kontaktoni nëse keni nevojë për strehim. Ne i vendosim dy apartamentet tona në dispozicionin tuaj për herë të parë të nevojës në mënyrë burokratike dhe falas. Së bashku ne mund ta bëjmë atë. Prandaj, thjesht regjistrohuni për ju në bashkinë e qytetit në qytetin Korntal-Münchingen, duhet të na kontaktoni dhe tani do të merrni çelësat. Të gjitha të mirat, Familja juaj Bucolli nga Korntal-Münchingen.” (Foto e huazuar nga fcb.)