Që nga 25 shtatori 2020 në Shkollën “Grundschule Mainburg” u hap edhe një klasë e shkollës shqipe në Bavari. “Ky është lajm i gëzueshëm për fëmijët e këtij vendbanimi dhe fshatrat për rreth, me qëllim që edhe ata të kenë mundësinë të mësojnë në gjuhën amtare” tha në fjalën e tij hyrës kryetari i LAPSH-it për Bavari, z. Milazim Ukaj.
Në hapjen e shkollës shqipe përveç mësueses Antoriata Cirongu morën pjesë, edhe prindërit si dhe vetë kryetari i shkollave shqipe në Bavari z. Milazim Ukaj. Pas një prezantimi të shkurtër të mësueses Antoriata Cirongu dhe prezantimit të nxënësve, organizatorët fjalën ja dhanë edhe drejtorit të shkollës së Mainburgut z. Dr. Tobias Barwanietz, i cili përshëndeti dhe përgëzoj nxënësit, mësuesen, kryetarin e LAPSH-it si dhe prindërit e pranishëm për këtë iniciativë, siç tha ai, të shkëlqyer dhe të mrekullueshme për fëmijët me prejardhje shqipëtare. Jam shum i lumtur që keni zgjedhur shkollën time për të mësuar fëmijët tuaj në gjuhën e tyre amtare por edhe me i gëzuar jam që unë mund të kontriboj në mbajtjen e mësimit plotsues në gjuhën shqipe. “Ata fëmijë që rriten bilingual, jane të privilegjuar dhe me shum fat” tha mes tjerash Dr. Barwanietz. Në vazhdim nxënësit pranuan edhe tekstet shkollore të dërguara ditë më parë nga Divizioni për Arsim Plotësues në Diasporë i republikës së Kosovës.
Me vonë, derisa mësuesja mbajti oret e para të mësimit, kryetari Milazim Ukaj bëri një bashkëbisedim me prindërit e kësaj ane të Bavarisë së ulët, me qëllim që shkolla Shqipe në këtë vendbanim të organizohet sa më mirë. Falemenderim i veçantë ju takon organizatoreve zj. Hëna Uka dhe zj. Mehreme Delija për kontributin e jashtëzakonshëm përhapjen e klasës shqipe në këtë qytezë.
Mësimi në këtë klasë të shkollës shqipe zhvillohet çdo të premte nga ora 12:15 deri në ora 15:00