Afaristi i ri dhe ambicioz Ardian Kokollari, tanimë nuk është një emër i panjohur në brendin e sigurimeve në Düsseldorf dhe në veçanti edhe në mërgatën shqiptare në Gjermani. Ardiani është nga Theranda dhe me familje ka emigruar si fëmijë në moshën gjashtë vjeçare, në vitin 1999 në Gjermani. Shkollën fillore, gjimnazin i kreu me sukses në Düsseldorf. Ndërsa, ai kreu shkollën profesionale si specialist dhe ekspert i Sigurimeve dhe Financave (Ausbildung: Kaufmann für Versicherungen und Finanzen) dhe në vitin 2015, kreu shkollën profesionale si këshilltar për Investime Financiare (Ausbildung: Finanzanlagenfachmann). Afaristi Ardian Kokollari në vitin 2018, hapi Agjencinë e Sigurimeve “KOKOLLARI” në Essen, ndërsa në vitin 2021, ka hapur Agjencinë e Sigurimeve edhe në Düsseldorf. Në këtë agjenci bëhen sigurime të ndryshme, si: Sigurime private Sigurime biznesi Sigurime shëndetësore Sigurime pensionale, etj. Për një kohë relativisht të shkurtër, Ardiani në saje të seriozitetit dhe besueshmërisë, angazhimit dhe përkushtimit ka arritur të shënoj suksese të një-pas-njëshme në lëmin e sigurimeve dhe financave. Mu për këtë klientët janë shumë të kënaqur me afaristin shqiptar Ardian Kokollari, ku dita-ditës klientela e Agjencionit “ARDIAN KOKOLLARI”, po shënon një rritje të konsiderueshme, ku ai tanimë në Düsseldorf ka zgjeruar hapësirat e operimit afarist dhe ka angazhuar staf shtesë në kryerjen e punëve me efikasitet. Prandaj, çelësi i suksesit të afaristit të ri Ardian Kokollari është mikpritja e ngrohtë, komunikimi, fleksibiliteti, kualiteti, siguria e mbi të gjitha respekti dhe ofertat optimale ndaj palëve të interesuara për këshillimin dhe realizimin e kontratave serioze të sigurimeve dhe financave.