Kompania “Baudekoration HASANI GmbH” me pronarin e saj të suksesshëm z. Miran Hasani, në qytetin Eichenzell në afërsi të Fuldës vazhdon serinë e sukseseve në zgjerimin e kapaciteteve dhe volumit në realizimin e projekteve në sektorin ekonomik të industrisë ndërtimtarisë në Gjermani. Kompania,,”Baudekoration HASANI GmbH” e udhëhequr nga afaristi i suksesshëm Miran Hasani, me punën, efakisatiten dhe kualitetin në kryerjen e punimeve e gjejmë në shumë punishte të Gjermanisë, duke filluar me suvatimin -fasadimin, ngjyrosjen dhe izolimin e shumë objekteve të banimit, objekteve publike dhe shtetërore. Kështu, kjo kompani e cila i ka të punësuar afro 100 punëtorë të rregullt dhe dhjetëra të tjerë përmes nënkotraktorëve, shumica sikurse bletat punëtore nuk kanë të ndalur për asnjë çast. Kjo dëshmohet edhe në selinë e kompanisë herët në mëngjes para nisjes në punë, ku punëtorët së bashku me drejtorin e tyre, afaristin Miran Hasani, sikurse një orë e sinkronizuar ndajnë detyrat dhe punët që kanë për tu kryer. Kompania “Baudekoration HASANI GmbH” disponon depo të madhe me material fasadues dhe të gjithë mekanizmin dhe mjetet e mjaftueshme dhe të nevojshme për punë. Poashtu disponon edhe me automjete të ndryshme transportuese. Komoditeti i objektit të kompanisë për menagjim është modern dhe i paisur me të gjitha paisjet e nevojshme për menagjimin e kompanisë. Kompania “Baudekoration HASANI GmbH “, me pronar afaristin e suksesshëm Miran Hasani, sot është një kompani serioze dhe është një konkurente rivale dhe denjë në industrinë ndërtimore gjermane.