Pas një pune relativisht të gjatë hulumtuese dhe studimore mbi aktivitetet e suksesshme të bizneseve shqiptare në Gjermani, autori Argjend Hasani, në vazhdim nxori në dritë, botimin me titull “BIZNESE TË SUKSESSHME SHQIPTARE NË GJERMANI”, botues Lena Grafik në Prishtinë. Në këtë botim voluminoz, autori dhe publicisti Argjend Hasani, ka prezentuar punën dhe aktivitetet afariste të bizneseve shqiptare në Gjermani. Libri përmbanë të dhëna interesante, duke filluar me fillet e para që çuan në migrimin e bashkëatdhetarëve tanë jashtë atdheut, si dhe pasqyron aktivitetet afariste dhe integruese të mërgatës shqiptare në Republikën Federale të Gjermanisë. Botimin e librit e bēri të mundur Kompania “EMKA-EU”, pronar Basri Berisha që ishte sponzori kryesor.