Në Hesen të Gjermanisë të martën, 21 qershor 2022 u mbajt Takimi i dytë informues i Këshillit Koordinues për Shkollën Shqipe në Hessen, rreth hapjes zyrtare edhe të një paraleleje në lëndën e gjuhës shqipe, si lëndë zgjedhore , në shkollat gjermane të Fuldes.

Prezent në Takim ishin Ukë Blakaj, kryetar i Këshillit të Shkollave Shqipe në Hessen, si dhe përfaqësues të tjerë të Këshillit.

Takimin e madhështoi konzulli i Konzullatës së Kosovës në Frankfurt, z. Fidan Ibrahimi, i cili është njëri ndër iniciatorët kryesor që të hapen sa më shumë paralele në gjuhën shqipe në Gjermani.

Mirënjohje të jashtëzakonshme kanë prindërit të cilët ishin prezentë në Takim, të cilët shprehën gadishmërinë e tyre se do të jenë edhe vet iniciues që të bëjnë të pamundurën për të regjistruar sa më shumë fëmijë në këto paralele dhe të ketë sukses kjo iniciativë në interesin tonë mbarëkombëtar.

Shoqata në Fulda me rrethinë bën thirrje që kush ka fëmijë të lajmërohen dhe të pranojnë formularët e aplikimit për t’u regjistruar në paralelet e gjuhës shqipe.

Interesi ynë kombëtar e kulturor është interes i secilit nga ne, andaj mos hezitoni ejani që së bashku ta ruajmë ardhmërinë tonë.
Mërgata Shqiptare Në Gjermani