PROMOVOHET LIBRI “BIZNESE TË SUKSESSHME SHQIPTARE NË GJERMANI”, AUTOR ARGJEND HASANI

Të shtunën me 14.05. 2022, në prani të shumë bashkatdhetarëve u promovua libri “BIZNESE TË SUKSSESHME SHQIPTARE NË GJERMANI” i autorit Argjend Hasani, në Hotel in Laisen me pronar Shemsedin Balaj në Reutlingen. Platforma Informative “Mërgata Shqiptare në Gjermani”, falënderon të gjithë pjesëmarrësit në promovim, e posaçërisht Sponzorin Gjeneral Kompaninë “EMKA-EU”, pronarin Basri Berisha, znj. Lumturie Lipoveci konzule e Republikës së Kosovës ne Shtutgart, redaktorin e librit Abdullah Troshupa , afaristin Ukë Blakaj, koordinator i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani në Landin Hessen, Baki Mustafa, Xhafer Leci, Shaip Ademaj veprimtarë të dalluar në Gjermani. Ndërsa, veprimtari dhe afaristi i suksesshëm Shemsedin Balaj pronar i Hotel in Laisen i cili me këtë rast me një mikpritje bujare shtroj një darkë të shijshme me ushqime tradicionale si dhe morën pjesë edhe afaristët të cilët e përkrahjen botimin e librit. Në promovim morën pjesë një numër i madh i bashkëtadhetarëve, rapsodë dhe Ahmet Konjusha nga RTK.