SHEMSEDIN BALAJ, AFARISTI I SUKSESSHËM SHQIPTAR NË SEKTORIN E HOTELIERISË NË GJERMANI 

Shkruan: Argjend Hasani

Afaristi i suksesshëm Shemsedin Balaj, rrjedh nga një familje bujare me tradita atdhetare nga fshati Rakosh i Istogut. Si pasojë e përndjekjes dhe represionit serb, në vitin 1991, si shumë bashkatdhetarë të tjerë, kishte emigruar në Gjermani. Ai, nuk qëndroi duarkryq, fillimisht për pak kohë ka punuar në sektorin e ndërtimtarisë dhe që nga viti 1995 deri 2000, ka punuar në “Deutsche Post AG”. Ndërsa, më pas ka hapur biznesin e tij, Kompaninë “Taxi XXL”  në Reutlingen deri në vitin 2018,  ku kishte punësuar 30 punëtorë si taksistê. Ai, njëkohësisht është marr me imobilje, ku për një kohë të shkurtër ka blerë pesë objekte me 24 apartamente për banim. Ndërsa, në vitin 2014 bleu edhe katër objekte tjera, në arealin ku ndodhet hoteli, me 30 apartamente të tjera, gjë që më vonë u bë i mundur investimi tjetër i radhës, siç ishte ndërtimi i hotelit. 

Afaristi Shemsedin Balaj, pas një pune dhe përkushtimi relativisht të gjatë në sektorë të ndryshëm  ekonomisë, vendosi që të ndjekë ëndrrën e tij,  në konkretizimin e idesë së  kahmotshme në sektorin e hotelIerisë, për ndërtimin e një hoteli.
Pas ndërtimit të hotelit modern gjatë vitit 2018/19, në Reutlingen, dhe solemnisht u përurua hoteli me emrin “Hotel in Laisen” në muajin tetor të vitit 2019 .

Hoteli me standarte të larta, siç është, “Hotel in Laisen” në Reutlingen në pronësi të afaristit Shemsedin Balaj, është tejet modern dhe ofron një kapacitet prej 27 dhomave, prej të cilave ofron për mysafirë: 9 dhoma për një person, 12 dhoma për çifte, 4 dhoma për familje dhe dy suita tejet moderne.
Në këtë hotel ofrohen shërbime të mrekullueshme nga stafi dhe punëtorët e hotelit. Kryesisht në “Hotel in Laisen”, frekuentojnë shumë musafirë, e posaçërisht, ata të kategorisë “Business Hotel”, sepse pjesa dërmuese e mysafirëve-klienëtve janë afaristë dhe puntorë të ndryshëm. 
Në kuadër të hotelit gjendet edhe restoranti me një kapacitet prej 110 musafirëve, që  aktutalisht  udhëhiqet nga një kuzhinier tetovar, i cili ofron specialitete të shijshme nga kuzhina autoktone shqiptare dhe  ballkanike. 
Afaristi i suksesshëm,  z.Shemsedin Balaj, në pronësi ka edhe stacionin për karrigimin e automjeteve me rrymë elektrike, të njohur si:”Elektro-Tankstelle”, për automjete, e cila ka një kapacitet deri në 16 stacione mbushëse (Ladestation). Aktualisht janë në funksion 6 pika karrikimi-mbushjeje me kapacitet 22 KW/h.
Vlenë të theksohet se kjo
“Elektro Tankstelle”  është  e para dhe aktualisht e vetmja e llojt te tillë në këtë  regjion dhe më gjëre.
Afaristi Shemsedin Balaj, është i afërt, dhe tejet ambicioz,  dhe është një fakt dhe dëshmi e fortë, se me punë dhe korektësi, arriti që të realizoj me sukses ëndërren e tij për hapjen e hotelit dhe stacionit për karrigimin e automjeteve, të cilat me shumë përkushtim dhe me sukses i drejton.

Von meinem/meiner Galaxy gesendet