SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE “BASHKIMI KOMBËTAR”

Offenbach

Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi Kombëtar” është themeluar me 20 mars 1995 në Offenbach. Në fillim kjo shoqatë është marrë me organizimin e aktiviteteve humanitare me qëllim të ndihmesës së popullit shqiptarë, sidomos pas gjendjes së rëndë të krijuar në Kosovë si pasojë e okupimit klasik serb. Organizimi i aksioneve humanitare ishte për-manent, si para dhe gjatë luftës. Krahas këtyre aktiviteteve Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi Kombëtar” është marrë edhe me aktivitete atdhetare dhe kulturore, si organizimin e koncerteve humanitare dhe mbrëmjeve rinore që ishin shumë të suksesshme për takimet dhe njohjen e ndërsjellë të të rinjve.

Kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi Kombëtar” në Offenbach

Bujar Derguti , kryetar

Rrahman Tahiraj, nënkryetar

Shaip Ademaj, sekretar

Gëzime Shahini, anëtar

Bekim Nishori, anëtar

Behar Derguti, anëtar

Arian Muharremi, anëtar

Dyertë e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi Kombëtar” në Offenbach janë gjithnjë të hapura për të gjithë krijuesit nga Kosova dhe Shqipëria në organizimin e takimeve letrare si dhe për promovimin e librave. Po ashtu edhe organizimin e takimeve me grupet folklorike. Në kuadër të shoqatës funksionon edhe grupi  folklorik, ku një herë në muaj organizohen mbrëmje muzikore. Shoqata “Ba-shkimi Kombëtar” në vitin 1997, ishte iniciatore dhe mbë-shtetëse e  themelimit të klubit futbollistik FC “Ilirida”. Shoqatën Kulturore Shqiptare “Bashkimi Kombëtar” në Offenbach, në çdo fundjavë ka gjallëri, sepse flitet dhe këndohet shqip dhe mbretëron atmosferë e gjallë atdhetare dhe kombëtare.