SHOQATA SHQIPTARE “NAZMI UKËSMAJLI”

     Duke e pasur parasysh që përpos numrit të mërgimtarëve të viteve 60-ta dhe 70-ta, të njohur si  “Gastarbeiter” që jetonin dhe punonin  në Abensberg dhe rrethinë, si edhe valës së parë të refugjateve te viteve 91 deri 98, numri i përgjithshëm i bashkatdhetarëve tanë ishte trefishuar, sidomos nga ardhja e kontigjentit të refugjatëve të luftës gjatë viteve 98-99, saktësisht të depërtuarve nga makineria vrastare serbe, pas krijimit të rrethanave, pothuajse të reja, sidomos me ardhjen e një numri të madh të qytetarëve shqiptarë si pasojë e dhunës dhe përndjekjes sistematike nga ushtria dhe policia serbe, ishte nevojshme dhe e domosdoshme krijimi i një shoqate apolitike me karakter atdhetar.  Kështu që, në mbledhjen e mbajtur me 30. 01.1999 në Abensberg, ku morën pjesë 75 bashkatdhetarë, ku pjesëmarrës ishin edhe mërgimtarë nga komunat përreth, pra jo vetëm nga Aben-sberg,  por edhe nga ajo e Kelheimit, u themelua Shoqata „Nazmi Ukësmajli“. U zgjodhë kryesia së shoqatës,  Nuhi Bytyqi-kryetar, Idriz Kelmendi – kyetar i dytë dhe Vehbi Syla – arkëtar.  Me unanimitet të plotë pas  propozimit, shoqata u pagëzua me emrin e dëshmorit Nazmi Ukësmajli. Kryesia ishte zgjedhur në përbërje prej shtatë anëtarëve. Në takimin themelues dhe në takimet në vijim të shoqatës një rëndësi e madhe i kushtohej informimit të bashkatdhetarëve me situatën e krijuar gjatë asaj kohe në Kosovë si dhe mobilizimi i përgjithshëm për të i dhënë fund luftës. Shoqata ishte  edhe adresa ku drejtoheshin bashkatdhetarët për ndihmë  dhe në të njëjtën kohë ishte edhe institucion për aut-oritetet gjermane, pasi që mërgata shqiptare nuk i pranonte institucionet jugosllave si të tyre. Qëllimet e kësaj shoqate janë: Përkujdesja dhe kultivimi i gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare, respektimi dhe kultivimi i ndjenjave atdhetare dhe patriotike, forcimi dhe bashkimi i shoqërisë dhe komunitetit si dhe respektimi, stimulimi dhe ndihma reciproke, respektimi dhe mirëkuptimi me popujt e tjerë në mesin ku jetojmë, promovimi dhe prezantimi i vlerave kulturore dhe turistike të trojeve shqiptare si dhe promovimi i vlerave artistike, sportive etj.

Shoqata merret me këto aktivitete:

-Organizimin e manifestimeve kulturore shqiptare dhe shtetërore, organizimin e tubimeve përkujtimore dhe përvjetorëve të ndryshme, 

-Organizon ndihma për familjet dhe fëmijët për mirëmbajtjen dhe përkujdeset për mësimin e  gjuhës shqipe,

-Organizon koncerte dhe manifestimeve kulturore dhe sportive,

-Organizon-mbanë ligjërata si dhe ofron ndihmë me material informativ për trojet dhe popullin shqiptar në përgjithësi,

-Ofron këshilla dhe ndihmesë për familjet në gjendje jo te mirë financiare,

– Promovon dhe ndihmon në forcimin, njohjen e ndërsjellë dhe mirëkuptimin në mes të komuniteteve të ndryshme si dhe merr pjesë në ngjarjet dhe organizimet e  komuniteteve dhe nga këto komunitete me qëllim që të mësohet mirëkuptimi dhe respektimi në mes të komuniteteve.

Kryesia e Shoqatës “Nazmi Ukësmajli” në Anensberg

Nuhi Bytyqi, kryetar

Hajriz Hajdari, zv.kryetar

Haki Thaçi, arkëtar

Miftar Ukëzmajli, anëtar

Ylli Kelmendi, anëtar

Hamëz Dakaj, anëtar

Sylejman Kodra, anëtar

Shoqata ka 102 anëtarë dhe interesimi për t` u anëtarësuar po  rritet nga viti ne vit. Në kuadër  të shoqatës funksionon Grupi i valleve dhe recitimeve “Krenaria e Abensbergut”, që është i përbërë nga një numër i madh i fëmijëve të moshave të ndryshme, ku  shumë nga këta fëmijë tani janë prindër dhe fëmijët e tyre tani janë pjesë e aktiviteteve të shumta.

Shoqata është bartëse e tri manifestimeve të rëndësishme brenda vitit, si:

– Manifestimin për Pavarësinë e Kosovës, me 17 Shkurt.

-Akademina Përkujtimore për Dëshmorin Nazmi Ukësmajli, emrin e të cilit e mbanë shoqata dhe mbahet me 16 korrik.

-Manifestimin e Festës së Flamurit Kombëtar dhe njëkohesisht Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, me 28 Nëntor.

Në këto ngjarje edhe manifestime fjalën kryesore e kanë fëmijët e Grupit „Krenaria e Abensbergut“ me programe artistike, valle dhe recitime. Përpos ketyre aktiviteteve të paracaktuara, shoqata organizon edhe aktivitete sportive, tubime informative me bashkatdhetarë në kohë dhe momente të ndryshme (tre deri në pesë herë në vit).