Pas dëmtimit të shkollës nga tërmeti në Hotolisht të Librazhdit në Shqipëri, Unioni i Qendrave Islame nga Gjermania do të ndërton shkollën e re për nxënësit e kësaj ane.

Të hënën e kaluar antarët e kryesisë së
Unionit të Qendrave Islame Shqiptare nga Gjermania në përbërëje nga: Mensur Halili, kryetar, Selahudin Ibra, sekretar  dhe Baki Mustafa, arkatar, vizituan Hotolishtën e Librazhdit, ku kishin për qellim që të vizitojnë objektin shkollës, e cila ishte e dëmtuar nga tërmeti dhe  nuk plotëson kushtet për mbarëvajtjen e procesit edukativ dhe arsimor për nxënësit e kësaj ane.

Delegacioni nga Gjermania, paraprakisht u prit nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra,  ku pas një bashkëbisedimi vēllazëror u darkorduan që të gjithë së bashku të vizitojnë objektin  e dëmtuar të shkollës.
Pas pritjes që i u bë nga drejtoresha e kësaj shkolle, znj.Arjana Esli dhe pas informimit të detajuar palet u dakorduan që shkolla e vjeter të rrënohet dhe në oborrin e kësajë shkolle të ndërtohet shkolla e re me standarte dhe cilësi të përcaktuara nga Ministria e Arsimit të Republikes së Shqipërisë.                                                      

Kostoja e realizimit të projektit për ndërtimin e shkollës do kushtoj diku afër 150 mijë €. Mjetet e grumbulluara janë donacion nga bashkatëdhetarët tanë të cilët punojnë dhe jetojnë në Gjermani.                                                                       Me propozimin e kryetarit të Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, u vendos që për emrin e kësajë shkolle t’a vendosë Unioni i Qendrave Shqiptare Islame në Gjermani.