UNIONI I BIZNESEVE SHQIPTARE DHE GJERMANE NË GJERMANI

PREZENTIM

Asociacioni “Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane në Gjermani”, (Union der albanischen und deutschen Unterneh-men in Deutschland e.V.) është themeluar me 13 tetor të vitit 2013.

Qëllimi dhe detyrat e “Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Gjermani”

Qëllimi statutor i shoqatës “Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane në Gjermani“, (Union der albanischen und deutschen Unternehmen in Deutschland e.V.”)  do të jetësohet sidomos me përkrahjen e:

a) Edukimit nacional dhe profesional përshirë ndihmën për studentë;

b) Bashkëpunimit për zhvillim.

UBSHGJ realizon me këtë rast detyrat në vijim:

a) Ndarja e bursave

b) Përkrahja e projekteve shkencore

c) Realizimi i aktiviteteve për takime

d) Punë me opinionin

Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane“ në Gjermani ushtron veprimtari altruiste, ajo nuk ndjek në radhë të parë qëllime me interes ekonomik vetanak. Anëtarët e shoqatës nuk pranojnë të hyra financiare nga mjetet e shoqatës. Mjetet financiare të krijuara nga kontributet dhe mjetet përkrahëse mund të përdoren vetëm për qëllime të përcaktuara me statut. Asnjë përson nuk do të shpërblehet me kompenzime jo proporcionalisht të larta apo me shpenzimet të cilat nuk janë në pajtim me qëllimet e shoqatës.

Kryesia e UBSHGJ në Gjermani

Nazmi Viqa, kryetar

Gani Nuha,nënkryetar

Zenun Krasniqi,nënkryetar

Nexhmedin Veliqi, sekretar

Vllaznim Kelmendi, drejtor i financave

Bekim Bytyqi, drejtor menaxhues

Disa nga aktivitetet e “Unionit të Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane në Gjermani”

– Ndarja e 270 bursa vjetore, donacion studentëve nga Kosova    (2015-2017),

– Grante për kooperativen “Krusha” për themelimin e 15 mini bizneseve (2015),

– Kongresi i Parë i UBSHGJ në Gjermani, Köln (prill 2015),

– Pjesëmarrja në Forumin Ekonomik të Diasporës ne Nju Jork Shtator (2016),

– Organizimi dhe mbështetja e Muzeut Kombëtar të Kosovës për ekspozitën “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri, rast unik në historinë botërore”, e ekspozuar ne Düsseldorf, Hamburg, Berlin dhe Stuttgart (2016),

-Projekti i përgatitjes profesionale të mesme të shkollarëve nga Kosova në firmat gjermane. (2018-2020),

-Pjesëmarrja në Forumin Ekonomik – Prishtinë. (nëntor 2017),

-Pjesëmarrja në Panairin e punës në Prishtinë (maj 2017),

-Kuvendi Vjetor i “Unionit të Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane në Gjermani”. (tetor 2017),

-Në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Pro Credit Bank, organizim dy ditorë i Forumit “B2B Diasporë-Kosovë”. (shtator 2017),

– Pranimi i çmimit FIDES për Filantropi për kontributin nga Diaspora (dhjetor 2016).

(Vazhdon)