BASRI BERISHA,  SHEMBULL I NJË AFARISTI

TË SUKSESSHËM SHQIPTAR NË GJERMANI

BASRI BERISHA,  SHEMBULL I NJË AFARISTI

TË SUKSESSHËM SHQIPTAR NË GJERMANI

Në vizitën e radhës, jo shumë larg qytetit idilik të madh të Kasselit në Holzhausen/Immhausen që ndryshe sipas emërtimit, signifikon veprimtarinë artizanale të lëndës së drurit në këtë vendbanim, vizituam afaristin e suksesshëm, pronarin e biznesit “EMKA-EU”, z.Basri Berisha.

Kjo kompani merret me projektimin, prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve dhe mobiljeve të ndryshme. Siç e potencuam, kjo kompani edhe pse është relativisht e re, në saje të efikasitetit, precizitetit, kualiterit dhe korrektësisë ka arritur shumë shpejt të etablohet në tregun konkurues gjerman, duke u shndërruar si konkurent serioz në Gjermani.

Rruga drejt suksesit e afaristit Basri Berisha, ishte rezultat i përkushtimit të tij në këtë biznes. Në Gjermani është vendosur në familjen e tij, në moshën 10, vjeçare, pasi që babai i tij, Avdyl Berisha kishte emigruar herēt si “Gastarbeiter” në vitin 1968/69 në Gjermani. Basriu, me ardhjen e tij në Gjermani, nuk qëndroi duarkryq, edhe pse i ri e kishte të vështirë që të rifillonte me shkollimin në gjuhën gjermane, pasi që ishte i lidhur emocionalisht me vendlindjen, shkollën, shokët, e sidomos me gjyshin e axhallarët, megjithatë ai vazhdoi shkollimin larg atdheut dhe në vitin 2000, me sukses mbaroi shkollimin profesional (Ausbildung als Schlosser) në Kassel.

Pas një përvoje 15 vjeçare në profesionin e tij, themeloi biznesin e tij “EMKA-EU”, ku ka të angazhuar afër 20 punëtorë, ku shpesh për shkak të volumit të madh të punimeve angazhon edhe nënkontraktorë.

Kompania “EMKA-EU” në Kassel pronar Basri Berisha, shquhet për mbështetjen dhe sponzorizimin e aktiviteteve atdhetare, kulturore, bëmirëse dhe sportive në mërgatēn shqiptare, kështu së fundmi ka sponsorizuar edhe Klubin Futbollistik “Albanischer FC Kassel” me  lojtarë dhe menagjues shqiptarë.

 Së fundmi Basri Berisha, pronar i Kompanisë EMKA-EU në Kassel si sponsor gjeneral ka financuar botimin e librit “BIZNESE TË SUKSESSHME SHQIPTARE NË GJERMANI”, autor Argjend Hasani.

Afaristi Basri Berisha, është anëtar i “UNIONIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE-GJERMANE NË GJERMANI” dhe bashkëpunon me shumë biznese shqiptare në Gjermani. Stafi i Platformës Informative “MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI” i uron afaristit Basri Berisha,  suksese dhe mbarësi të mëtutjeshme në afarizëm.