Në vizitën e radhës, jo shumë larg qytetit idilik të madh të Kasselit në Holzhausen/Immhausen që ndryshe sipas emërtimit, signifikon veprimtarinë artizanale të lëndës së drurit në këtë vendbanim, vizituam afaristin e suksesshëm, pronarin e biznesit “EMKA-EU”, z.Basri Berisha.
Kompania EMKA-EU merret me projektimin, prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve dhe mobiljeve të ndryshme. Siç e potencuam, kjo kompani edhe pse është relativisht e re, në saje të efikasitetit, precizitetit, kualitetit dhe korrektësisë ka arritur shumë shpejt të etablohet në tregun konkurrues gjerman, duke u shndërruar si konkurrent serioz në Gjermani.
Rruga drejt suksesit e afaristit Basri Berisha, ishte rezultat i përkushtimit të tij në këtë biznes. Në Gjermani është vendosur në familjen e tij, në moshën 10, vjeçare, pasi që babai i tij, Avdyl Berisha kishte emigruar herët si “Gastarbeiter” në vitin 1968/69 në Gjermani. Basriu, me ardhjen e tij në Gjermani, nuk qëndroi duarkryq, edhe pse i ri e kishte të vështirë që të rifillonte me shkollimin në gjuhën gjermane, pasi që ishte i lidhur emocionalisht me vendlindjen, shkollën, shokët, e sidomos me gjyshin e axhallarët, megjithatë ai vazhdoi shkollimin larg atdheut dhe në vitin 2000, me sukses mbaroi shkollimin profesional (Ausbildung als Schlosser) në Kassel.
Pas një përvoje 15 vjeçare në profesionin e tij, themeloi biznesin e tij “EMKA-EU”, ku ka të angazhuar afër 20 punëtorë, ku shpesh për shkak të volumit të madh të punimeve angazhon edhe nënkontraktorë.
Është anëtar i “UNIONIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE-GJERMANE NË GJERMANI” dhe bashkëpunon me shumë biznese shqiptare në Gjermani. Stafi i Platformës Informative “MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI” i uron afaristit Basri Berisha, dhe dy vëllezërve të tij afaristë, suksese dhe mbarësi të mëtutjeshme në afarizëm.