FORMOHET KËSHILLI PËR MËSIMIN PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE NË HESEN TË GJERMANISË

Me iniciativën e konzulit në Konzulatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt, z. Fidan Ibrahimi, pas disa takimeve me radhë, në takimin e fundit të mbajtur në Frankfurt am Main, me pjesëmarrjen e shumë shoqatave dhe shkollave shqipe në Hessen, u formua Këshilli Koordinues i Shkollës Shqipe në Gjermani. Në këtë takim pune me qëllim të koordinimit të shkollës shqipe me mësim plotësues morën pjesë Ukë Blakaj, Shaip Ademaj, Bujar Derguti, Sebastian Nuiqi, Seveme Fetiqi, Ragip Prapashtica, Debatik R. Vata, Hajdar Nitaj, Rrahman Tahiraj, Leo Nuiqi, Xhevdet Rashica, Fatmir Aliçkaj, Behxhet Demolli, Fidan Ibrahimi konzul i Republikës së Kosovës në Konzulatën e Përgjithshme Frankfurt am Main, si dhe bashkatdhetarë të tjerë. Përveç diskutimeve të shumta në intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet shkollave shqipe, shoqatave shqiptare, institucioneve vendore dhe institucioneve në atdhe, u zgjodh edhe kryesia e Këshillit Koordinues të Shkollës Shqipe në Hessen në këtë përbërje: Kryetar Ukë Blakaj, zv.kryetar Hajdar Nitaj, sekretar Debatik Vata, arkëtar Bujar Derguti, koordinatorë Rrahman Tahiraj dhe Leo Nuiqi. Po ashtu u zgjodh edhe Këshilli për organizimin e manifestimeve që do të udhëhiqet nga Shaip Ademaj dhe Fatmir Aliçkaj, Këshilli për takime me mërgimtarët Sebastian Nuiqi dhe Ukë Blakaj, përgjegjësit për sigurimin e teksteve mësimore Xhevdet Rashica dhe Behxhet Demolli. Përgjegjës për mirëmbajtjen e Ueb-faqes dhe fcb. Shkollat Shqipe-Hessen u zgjodh Dardan Balaj.

Kryetari i posazgjedhur z.Ukë Blakaj, së bashku me kryesinë e zgjedhur u zotuan për bashkëpunim me të gjitha shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe, shoqatat e ndryshme dhe institucionet relevante me qëllim të avancimit të shkollës shqipe në Gjermani.