GONXHE LETMI BEGISHOLLI

Gonxhe Letmi Begisholli u lind më 1 maj 1971 në Dibër të Madhe. Shkollën fillore dhe të me-sme, i mbaroi në vendlindje, ndërsa Shkollën e Lartë Ekonomike e kreu në Pejë, ku dhe diplomoi në vitin 1991. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Prej vitit 2000 jeton dhe vepron në Heidelberg të Gjermanisë.

Shkruan poezi për fëmijë dhe të ritur. Prej vitit 2013 e deri më sot,punon si zëdhënëse e Lidhjes së Shkrim-tarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë të Gjermanisë. Eshtë zgjedhur po ashtu anëtare e kryesisë së Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Lidhjes së ShkrimtarëvePegasi Albania“. Prej vitit 2006 ka ndihmuar shkollën shqipe”Dituria”në Heidelberg, dhe deri më 2016, ishte  kryetare e Këshillit të Prindërve. Vitin e fundit, ndihmoi edhe në mësimdhënie. Është shpërblyer me disa çmime. Me çmim të tretë, në Koblenz të Gjermanisë, me poezinë kushtuar Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, maj 2012. Me çmim të dytë, u vlerësua në Ausburg të Gjermanisë, në orën letrare “Homazh për poetin Ali Podrimja“,tetor 2012. Po ashtu u shpërblye me disa mirënjohje, për punën e saj të pakursyer, në shkollën shqipe, nga shoqatat e shkrimtarëve të Gjermanisë dhe të mërgatës dhe nga kryetari i Dibrës z.Ruzhdi Lata, në orën letrare të organizuar nga vet poetja, me poetët e mërgatës.

Veprat e autores:

Pasion Ëndrre“,(poezi për të ritur ), 2011

Lutje Nënës“, (poezi për fëmijë),2012

Shprushje Kujtimesh“, poezi, 2019

Pjesëmarrëse në shumë antologji:

Trinomi i Lirisë“, Hasan Qyqalla e Neki Lulaj, 2012
Një shekull dritë“, LSHAKSH të Gjermanisë,2012
Korsi e hapur”, Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve “Pegasi” Albania, 2014, Kolë Mirdita

Edhe diellit i jep dritë” (Mikel Gojani), 2014

Antologjia për çlirimtarët Ilaz Kodra dhe Antigona Fazliu” nga Ajet Shala, 2014

Mall Poetik” nga Lan Qyqalla dhe Ali Prebreza.
Promenadë Mërgimtare” 2014, Takimet Tradicionale  të Krijuesve nga Mërgata.

Emra dhe Vlera“, Nexhat Rexha, 2012

Refleksione Lirike“, Dr.Zejnepe Alili Rexhepi,

Antologji për Nënë Terezën”, nga Hasan Qyqalla dhe Fran Tanushi, 2016

Gedichte und Texte aus aller Welt”, 2015 Heidelberg.

Poezi

Gonxhe Letmi BEGISHOLLI

MALL  MËRGIMTARI

Valixhet rëndojnë mbi dhembjen

kur shpinën ia kthejmë vendlindjes,

zemra thyhet në mijëra copëza

dhe në to zë vend malli.

Ditët që kaluam bashkë

kujtim do mbesin gjithsesi,

pas një viti shihemi ndoshta,

por mallin si ta shuaj tani?!

Valixhet s’më ndahen shpesh

nga duart e lodhura e të mpira,

ecejakeve në magjistralet e mërgimit

edhe lodhja mban ngjyrë malli.

Truplodhur e shpirtrënduar….

Mbase,kësaj i thonë jetë..?!

Jetë mërgimtari!

Nga libri “Shprushje kujtimesh”