Veprimtari dhe afaristi i suksesshëm në Gjermani, Albert Bucolli, sot i uron ditëlindjen nënës së tij, dhe i është mirënjohës nënës së tij për frymëzimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, qysh nga mosha 18 vjeçare, kur Alberti u inkuadrua në radhët e ushtrisë së lavdishme, UÇK-së, e deri në ditët e sotme. Albertit asnjëherë nuk i ka munguar përkrahja e familjes së tij, si gjatë Luftës Çlirimtare, e as edhe sot, por nëna ishte dhe mbetet frymëzimi kryesor për arritjen e sukseseve në të gjitha lëmenjët e jetës, e sidomos në afarizëm në Gjermani.
-Ai nga thellësia e zemrës e falënderon nënën për kontributin dhe dashurinë e saj dhuruar të gjithë fëmijëve, e sidomos Albertit i cili ai është sot, një burre i kalitur atdhetarisht, i formuar intelektualisht, i pjekur burrërisht dhe i suksesshëm në afarizëm.
Alberti me gjithë zemër i uron nënës ditëlindjen, shëndet, mbarësi dhe jetë të gjatë e të lumtur!