“J.HOXHAJ BAUUNTERNEHMEN GmbH”, KOMPANI E SUKSESSHME SHQIPTARE NË NDËRTIMTARI NË GJERMANI

Pak kilometra nga qyteti i Manheimit dhe Ludwigshafenit, ndodhet qyteti historik Speyer. Aty dhe në këtë rrethinë të Landit Rheinland-Pfalz, jetojnë një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve tanë. Ndër ta edhe afaristë të suksesshëm shqiptarë, siç është edhe afaristi Jeton Hoxhaj, nga fshati Vllashnje i komunës së Prizrenit,pronar i “J.HOXHAJ Bauunternehmen GmbH” në Speyer, i cili për një kohë relativisht të shkurtër, ka arritur të etablohet mirë në kuadër të industrisë së ndërtimit në Gjermani. Jetoni, në Gjermani është vendosur në vitin 2009, ndërsa biznesin e tij e ka themeluar në vitin 2014, dhe aktualisht ka të angazhuar në punë 70 punëtor, ku kryesisht shumica e tyre vijnë nga trojet shqiptare. Ky biznes në fushën e ndërtimtarisë së lartë dhe të ultë, ka realizuar dhe ndërtuar objekte të larta sikurse, banimi dhe objekte të rëndësisë së veçantë. Krejt ky sukses ka pasuar si rezultat i punës, profesionalizmit, korrektësisë, seriozitetit, përkushtimit dhe resoektimit të standarteve të ndërtimtarisë evropiane. Kompania “J.HOXHAJ BauunternehmenGmbH” në Speyer, me pronarin Jeton Hoxhaj, përveç realizimin të suksesshëm të projekteve të shumta ndërtimore nëpër qytete të ndryshme, aktualisht ka filluar me ndërtimin e kompleksit banesor prej 346 banesave në qytetin Böblingen, në Baden Württemberg. Kjo kompani përveç fuqisë punëtore disponon një depo të madhe me material furnizues dhe ka edhe makinerinë dhe mjetet e nevojshme si dhe paisjet teknike për realizimin me sukses të projekteve ndërtimore në ndërtimtarinë e ulët dhe të lartë. Afaristi Jeton Hoxhaj, përveç punës dhe angazhimeve në kompaninë e tij, është një humanist dhe kontributdhënës në shumë aktivitete bëmirësie në shumë iniciativa për të ndihmuar bashkatdhetarëve tanë në vendlindje. Stafi i Platformës Informative “MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI”, afaristit Jeton Hoxhaj, i uron suksese të mëtutjeshme në afarizëm.