Kadri Gërvalla u lind më 29.05.1966 në Lupç të Poshtëm, Komuna e Besianës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, drejtimi ekonomik-komercial, si dhe Fakultetin Juridik e ka kryer në Prishtinë, kursin pasuniversitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci, e ka përfunduar në Akademinë Diplomatike Shqiptare, në Tiranë, dhe është pajisur me diplomën e ADSH-së.
Nga ajo kohë nuk ka pushuar së vepruari në aktivitetin e tij dhe ka pasur një varg angazhimesh të llojllojshme, duke qenë edhe në udhëheqje të shoqatave, të gazetave të ndryshme në gjuhën shqipe, që botoheshin nga mërgimtarët, Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare. Në vitet 1990-1991 ishte kryetar dhe njëri, ndër themeluesit e shoqatës “BASHKIMI I RINISË”, që vepronte në Kosovë. Në atë kohë bashkëvepronte me Fatmir Humollin, Fehmi Pirevën, Enver Fazliun etj. Si student në Universitetin e Kosovës ka qenë bashkëpunëtor i gaztës së studentëve “BOTA E RE”.
Për shkaqe politike u largu nga Kosova në nëntor të vitit 1992 dhe u vendos në Austri. Ai pas vendosjes në Austri prej vitit 1992-2002 u mor me aktivitete dhe e kreu detyrën e kryetarit të shoqatës “FADIL VATA”.