MBAHET TAKIMI I RADHËS I UNIONIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE-GJERMANE NË KOBLENZ TË GJERMANISË
“Në kuadër të takimeve promovuese të Unionit, u mbajt tryeza me afaristët e rrethit Koblenz dhe Lahnstein. Pjesmarrës nga Kryesia ishte Kryetari Nazmi Viqa i shoqëruar nga nënkryetarët, Gani Nuha dhe Zenun Krasniqi, drejtori i financave, Vllaznim Kelmendi dhe sekretari, Nexhmedin Veliqi. Poashtu Kryesia ishte e shoqëruar nga Koordinatorët e Unionit nga pjesët e ndryshme të Gjermanis. Në takim u shfletue rrugëtimi i Unionit që nga fillimi, projektet, organizimet, promovimi i vizionit dhe agjenda e planifikuar për pjesën e dytë të vitit 2022. Gjatë takimit u bashkëbisedue për temat të ndryshme nga fusha e ekonomisë dhe afarizmit. Ndër tjera tema u shtjellua përparësia e antarsimit në Union, rrjetizimi i afaristëve dhe mundësia e bashkëpunimit të antarve në projektet e përbashkëta. Afaristët pjesmarrës e prezentuan fillimisht afarizmin që e ushtrojn aktualisht dhe pritjet e tyre ndaj Unionit pasë antarsimit të tyre. Në përmbyllje të takimit Unioni u pasurue edhe me dhjetra antarë të rinj, të cilëve përzemërsisht ju dëshirojm mirë se ardhje në Union dhe fillim të mbarë bashkëpunimi me antarët tjerë të Unionit.”
Burimi: Fcb. Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane në Gjermani