BIOGRAFIA E POETIT SADIK KRASNIQI

Sadik Krasniqi u lind në vitin 1961 në Llukar të Prishtinës. Diplomoi në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Është anëtar i disa asociacioneve letrare dhe kulturore shqiptare në Gjermani dhe mërgatë. 

Është autor i disa librave me poezi të cilat i janë përfshirë në disa antologji si dhe i janë përkthyer në rumanisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht. Po ashtu, është lauerat i disa çmimeve letrare. Krahas poezisë, Sadik Krasniqi shkruan edhe tregime, recensione  dhe shkrime publicistike.

Jeton dhe punon në Gjermani.

Veprat e autorit:

Ofshamë në urnë“, Prishtinë, 2008 (fitues i çmimit

Azem Shkreli” për letërsi në mërgim),

Lacrima vietti” – “Loti i jetës“, Bukuresht, 2010,

Oazë palmash të djegura“, Prishtinë, 2011,

Ag muzgu“, Prishtinë, 2014 (çmimin e parë

Azem Shkreli“për letërsi në mërgim),

Parajsë e nëmur“, Prishtinë, 2019.

     POEZI

Sadik  KRASNIQI

KTHIMI

Do të kthehem

në Itakën time

një ditë

i përmallshëm


e më dinak se Uliksi

do t´i hedh Ciklopit hi në sy

në pellgun e nimfave do të bie shi i ylbertë

ato të heshtura do t´i krehin flokët

mbi detin e përgjumur me erë te mbarë

do të kthehem një ditë

në Itakën time të shenjtë

E për gjakun tim

të lënë në Trojë

do të më mbysë mërzia