SHOQATA E GRUAS SHQIPTARE “NËNË TEREZA” Heidelberg

    Dëshira dhe vullneti i shumë grave në mërgim për t’u angazhuar dhe për të kontribuar në ruajtjen dhe kultivimin e traditave si dhe vlerave kulturore, kombëtare dhe humanitare, asokohe kishte motivuar aktivisten e dalluar znj. Afërdita Dauti Xheladini, që deri atëherë ishte kryetare e Seksionit të Gruas, pranë Shoqatës Kulturore “Iliria” në Heidelberg, për katër vite radhazi (në dy mandate), me iniciativen e saj dhe përkrahjen e madhe nga znj. Myhybe Meusel, znj. Drita Petrovci dhe shumë grave të tjera, si dhe  dhe bashkëshortit Dritonit, me 16 janar 2010-të, themelojnë Shoqatën e Gruas Shqiptare “Nënë Tereza” në Heidelberg.  Me kalimin e kohës, shtimi, prania dhe kontributi i gruas gjithnjë e më shumë po fitonte rol dominant në shoqëri, kështu që ishte imperiativ i kohës që të organizohen edhe në baza gjinore, konform rritjes së numrit të femrave të arsmimuara, te intensifikohet portreti i gruas shqiptare, ku ajo jeton dhe vepron. Kryetare e  Shoqatës së Gruas Shqiptare “Nënë Tereza” në Heidelberg, ishte zgjedhur veprimtarja e dalluar znj. Afërdita Dauti Xheladini, nënkryetare znj. Myhybe Meusel, sekretare znj. Drita Petrovci, arkatare znj.Valbona Makolli, anëtare znj.Diana Chechetti, znj.Xheva Sadiku, znj.Linda Ceka dhe znj.Halide Krasniqi. Procesmbajtëse ishte znj. Kimete Jashari.Shoqata e Gruas Shqiptare “Nënë Tereza” në Heidelberg, qëllim të veprimtarisë së saj ka avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive njerëzore, me theks të veçantë të drejtave gjinore, përkatësisht eliminimi i diskriminimit gjinor si dhe promovimin dhe përhapjen e parimeve dhe vlerave liber-alo-demokratike, si dhe implementimin tyre konform  platformës programore dhe statutore të shoqatës.