Shkruan: Seveme Fetiqi

Edhe sivjet, muaji tetor në Frankfurt u stolis me Festën e Librit. Me këtë rast sot, në Stendën Republikës së Kosovës në prani të shumë vizitorëve, dashamirëve të librit, adhuruesve të fjalës së bukur artistike dhe shumë krijuesve fjalën përshëndetēse e bëri Edon Zeneli, kryetar i Shoqatës së botuesve të Kosovës duke na dëshiruar mirëseardhje si dhe u përuruan dy libra me poezi të poetit nga Zvicra Bujar Salihut “LINGA E HESHTJES” dhe Antologjia poetike e përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhēn gjermane” PËRTEJ HARRIMIT”( JENSEITS DES VERGESSENS), të cilën e përmbledhi poetja nga Zvicra Drita Ademi si dhe e përktheu Doc. Loreta Schillock. Veçanërisht në fokus të vëmendjes ishte Pērurimi i jetës dhe veprës letrare( post mortum) i poetit tonë me përmasa botërore letrare, Xhevdet Bajraj , që sivjet ndërroi jetë në Meksiko ,aty ku jetoi dhe punoi me vite të tëra. Xhevdet Bajraj ishte profesor në Universitetin e Meksikos. Veprat e tij të shumta u përkthyen në shumē gjuhë të huaja ku edhe mori shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për jetëshkrimin dhe veprimtarinë letrare të tij të bujshme referoi Sevëme Fetiqi kurse poezitë e tij me plot emocion i deklamuan  Violete Bubani dhe Gonxhe Letmi Begisholli, zëdhënëse në LSHAKSH të Gjermanisë.

Për Antologjinë e lartëshënuar foli Doc. Loreta Schillock njëra ndër përkthyeset më të njohura shqiptaro- gjermane si dhe deklamoi shumë poezi të poetëvè të përfshirë në Antologji. Me këtë rast prezente në stendë ishte edhe botuesja nga shtëpia botuese gjermane znj. Stein të cilën e falënderojmë shumë. 

Recensionin për vëllimin poetik LINGA E HESHTJES e prezantoi poeti i mirënjohur Sadik Krasniqi , kurse poezitë i lexoi dhe një fjalë përshëndetëse e bëri vet autori Bujar Salihu , kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve shqiptarë në Zvicër.

Në fund u lexuan shumë poezi si dhe atraksion simpatik befasues i orës së madhe letrare ishte recitimi i vargjeve të poemës së Fan Nolit ” ..anës Vjosès anës presë ” nga nxënësja ime dhjetë vjeçare Vlera Lahi.

Unë si koordinatore e këtij përurimi i falënderoj dhe i përgëzoj promovuesit e sotëm për punën krijuese dhe librat e botuar. E falënderoj stafin konsulor nga Konsullata e Rep.së Kosovës në Frankfurt, zotërinjt konsul Fidan Ibrahimi dhe konsul Gëzim Gashi, të gjithë të pranishmit, që me prezencën e tyre e bërën këtë manifestim më madhështor. Falënderoj mikun e vjetër dhe të shtëpisë Bekim Gashi që na lehtësoj mbarëvajtjen e përurimit duke na sjellur zërimin ( mikrofonin) pa të cilin nuk do të ishte e mundur të dëgjohemi në atë Panair të zhurmshēm me plot vizitorë.

Posaçërisht jam falënderuese e madhe  Edon Zenelit, kryetar i  Shoqata e Botuesve të Kosovës që mundëson çdoherë që të ndjehemi si në Kosovë, në atdheun tonë, sidomos sivjet  kur festojmë 10 – vjetorinë e përurimeve të librave në Stendën e Kosovës, ku u përuruan më se 50 libra poetik, romane e libra  historiko- shkencor, nga autor të mirënjohur nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.

Për atmosferën e sotshme flasin edhe këto foto nga Stenda e Kosovës.