“NËNËS, VATRËS SË SHPIRTIT”, autor Prof.Dr. Dr. Halil Krasniqi, është libri më i ri i botuar në mërgatën shqiptare në Gjermani.

Prof. Dr. Med. Dr. Phil. Halil Krasniqi, është mjek i suksesshëm, dhe një humanist i dëshmuar në Gjermani. Ai, është edhe njëri ndër zbuluesit e rrallë shkencor shqiptar në kururgjinë vaskulare. Është autor i shumë veprave shkencore, historike, politike dhe letrare. Këto ditë ka botuar librin dedikuar nënës së tij, dhe nënave kudo që janë, me titull: “Nënës, vatrës së shpirtit”.

“Kur Nëna mungon, jeta humb kuptimin dhe një pjesë të shijes së saj, ngjyrat e jetës errësohen. Në çdo gëzim mungon kēnaqësia e plotë, dhe në çdo ditë humb ndjesia e dashurisë që dikur na përqafonte”.
Autori Halil Krasniqi, kështu e fillon librin e tij dedikuar nënës së tij. Një libër me përmbajtje të gërshëtuar, me ngjyrime emocionale, mesazhe dhe vlera nerëzore dhe akademike, një dashuri e përmasave të një elegjie, e cila denjësisht prezentohet në formë letrare.
Doktor Halil Krasniqi,, është një mjek kirurg shumë i suksesshëm në Gjermani. Ai me një vullnet dhe entuziazëm tē pashoq, në kliniken e tij kirurgjike në Calw “Chirurgie Krasniqi”, afër Shtutgartit, ka kryer intervenime të shumta dhe të suksesshme për të gjithë pacientët pa dallim, poashtu ka operuar dhe ndihmuar edhe shumë bashkatdhetarët tanë në Gjermani. Vlenë të theksohet se Dr. Halili, gjatë periudhës së okupimit serb dhe Luftës së fundit në Kosovë, ka ndihmuar edhe mbi katërmijë bashkatdhetarë shqiptarë për rregullimin e lejes së qëndrimit. Shumë nga veprat e tij humane i ka të dokumentuara edhe në librat të botuara nga ai.

Me kënaqësi pranova librin e botuar nga ai, si një suvenir njerëzor dhe emocional, sepse është njëri ndër autorët e paktë, që i kanë dedikuar nënës një libër si ky, në shenjë respekti dhe për tërë mundimet dhe sakrificën e nēnës shqiptare.
Me këtë rast Doktor Halil Krasniqit, i urojmë suksese dhe mbarësi në të ardhmën, në krijimtarinë botuese dhe në misionin e tij human dhe shkencor.
Argjend Hasani