VITOR SPAQI ATDHETAR DHE VEPRIMTAR I DALLUAR NË MËRGIM

VITOR SPAQI ATDHETAR DHE VEPRIMTAR I SHQUAR NË MËRGIM

Vitor Spaqi u lind me 31 maj 1967 në Shpenadi të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në Velezhë, ndërsa të mesmen në Prizren. Në Shkollën e Lartë Pe-dagogjike “Xhevdet Doda” nē Prizren (UP), kishte filluar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, mirëpo për shkak të përndjekjes policore të asaj kohe ndaj tij, nuk kishte arritur t’i për-fundonte ato. Që nga viti 1987, filloi të angazhohet në aktivitete të ndryshme të çështjes kombëtare. Ai ishte angazhuar në Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve dhe Ngatërresave në Prizren dhe më gjerë, së bashku me profesor Xhafer Kabashin, Eqrem Kryeziun, Ndue Çollakun dhe intelektualë dhe atdhetarë të tjerë. Ishte njëri ndër themeluesit e parë të LDK-së dhe PSHDK-së në Prizren. Për shkak të veprimtarisë aktive në aktivitetet e shumta kombëtare, shumë shpejt bie në sy të policisë serbe. Vazhdimisht i përndjekur dhe i kërkuar, në vitin 1991 ai u detyrua që të emigrojë në Gjermani. Me ardhjen e tij në Gjermani, ai nuk qëndroi duarkryq. Filloi menjëherë angazhimin e tij politik dhe atdhetar në shërbim të çështjes kombëtare duke u kyçur në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në Gjermani që drejtohej nga veprimtari i shquar Hafiz Gagica, Heroi i Kombit Sali Çekaj, Gjylije Lecaj, Kolë Merturit e shumë të tjerë. Me kërkesën e Akademik Mark Krasniqit, z.Vitor Spaqi së bashku me veprimtarë të tjerë themeloi Partinë Shqiptaro-Demokristiane të Kosovës, dega në Gjermani, ku njëherit zgjidhet edhe kryetar dhe e udhëhoqi atë deri para pak kohësh, kur ai hoqi dorë veprimtaria politike dhe u spostua në veprimtari kryesisht atdhetare dhe kulturore. Vitor Spaqi, së bashku me veprimtaren e dalluar Gjylije Lecaj, bashkëthemeluan “Qe-ndrën Kulturore Shqiptare” në Shtutgart.

Si kryetar i këtij asociacioni kulturor e kombëtar z.Vitor Spaqi, veprimtarinë dhe aktivitetet e shumta i ka mbë-shtetur kryesisht me bashkëpunime të afërta edhe me deputetët e Bundestagut gjerman, ku ai shpesh ishte i ftuar në seanca dëgjimore për të informuar shtetin gjerman për gjendjen e rëndë që ishte në Kosovë si pasojë e okupimit serb.

Me iniciativën e z.Vitor Spaqi dhe me kërkesën e “Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgart” në vitin 2018, një vit më pas u realizua edhe ideja e kahmotshme e tij për ngritjen e shtatores së Shën Nënë Terezës në oborrin e kishës së St. Konradit në Shtutgart. Veprimtari dhe atdhetari i shquar z.Vitor Spaqi, ishte dhe mbetet një misionar i madh i vëllezërisë dhe harmonisë së pashoqe në mes të Misionit Katolik Shqiptar, Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgart dhe Xhamisë Shqiptare në Shtutgart. Donator dhe sponsorizues i aksioneve të shumta humanitare për Kosovën dhe shqiptarët kudo që jetojnë. Mik dhe partner i besuar dhe i rëndësishëm i poli-tikanëve-deputetëve gjermanë, personalitet dhe bashkëpunëtor i dalluar dhe i respektuar për të gjithë.