Shkruan: Shkendije Pacolli, psikologe

Sa shpesh më shtrohet pyetja se çfarë këshillash kërkojnë klientët shqiptar kur vijnë tek unë?

Dhe më befason se kjo shtrohet gjithmonë prej shqiptarëve dhe jo vetëm klientët por ne të gjithë e dijmë se për çka kemi nevojë, shumë pak për këshilla kemi nevojë.

Çka kemi nevojë në përditshmërinë tonë? Në radhë të parë kemi nevojë për më shumë dashuri, kemi nevojë shumë për më shumë dashuri për njeri tjetrin, kemi nevojë për duar që na përkëdhelin, kemi nevojë për vesh që na dëgjojnë, për një fjalë të mirë, kemi nevojë për një zemër e cila ndjen me neve si të mirën si të keqen, kemi nevojë për dikë që na kujton se kështu qysh jemi momentalisht jemi ok-ej dhe jo me na jap atë ndjenjën duke na krahasu me të tjerët, kjo nuk është në rregull, sepse kjo na bën të ndjehemi më keq se keq.

Kemi nevojë për dikë që na qet ndërmend se mbi të gjitha kemi zotin që kurrë nuk na harron, kemi nevojë për mbështetjen dhe respektin e njëri tjetrit. Këto janë nevojat elementare që na nevojiten dhe na bëjnë mirë secilit prej nesh që nga njerëzit e zemrës të marrim dashuri, vlerësim dhe kujdesje. Gjëra që nuk na kushtojnë asgjë! Harrojmë se janë momente të vogla ku një përkëdhelje e vogël, një shikim i ëmbël, një fjalë e mirë ta ndreq ditën dhe ta kujton se sa e bukur është jeta.

Të vlerësosh atë që ke në rutinën e përditshmërisë edhe mund të harrosh por jo në vazhdimësi ta neglizhosh. Ështē vetëm një vlerë që nuk zëvendësohet më asgjë në botë dhe ajo është vlera e njeriut dhe fakti se nëse tani nuk vlerëson atë që ke nuk mund ta kthesh kurrë më atë që për më vonë e le!