Shkruan: Zekerija Idrizi: nga vëllimi i dytë i librit “Portrete shkrimtarësh”
Argjend Hasani, i cili tashmë është i njohur për shkrimet e tij te auditori lexues në atdhe dhr në mërgatë, ditë më parë pas një pune relativisht të gjatë hulumtuese dhe studimore pesë vjeçare mbi aktivitetet, rolin, rëndësinë, shkaqet e emigrimit dhe organizimin kulturor dhe atdhetar të mërgatës shqiptare në Gjermani, autori Argjend Hasani, botoi vëllimin e katërt voluminoz, monografinë “MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI”, (Vëllimi i 4-të), botues Lena Grafik në Prishtinë.
Në këtë botim voluminoz publicisti Hasani, ka prezantuar punën dhe aktivitetet e mërgatës shqiptare në Gjermani në një interval kohor 50 vjeçar.
Argjend Hasani
Në libër ka të dhëna interesante të cilat fillojnë me fillet e para që çuan në migrimin e bashkatdhetarëve tanë jashtë atdheut si dhe pasqyron aktivitetet kulturore, atdhetare, arsimore, artistike, letërsisë, filantropike, humanitare, afariste si dhe të integrimit të mërgatës shqiptare në Republikën Federale të Gjermanisë.
“Nuk ka qenë aspak e lehtë të grumbulloja të dhëna për botim por falë bashkëpunimit të shumë personaliteteve të shquara atdhetare që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, ja kam dalë që me sukses të sjellë këtë libër për lexuesit e mi”, tha krijuesi Hasani.
“Mes tjerash falënderim i veçantë shkon për shkollat shqipe me mësim plotësues në gjuhën shqipe si dhe shoqatat e shumta kulturore që mbajnë gjallë frymën atdhetare në mërgim”, shtoi ai.
BIOGRAFIA
Argjend Idriz Hasani lindi në Llashticë të komunës së Gjilanit më 25 qershor të vitit 1974. Këtu kreu shkollën fillore. Të mesmen në Gjilan, ndërkaq studioi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
Jeton dhe vepron në Gjermani. Është kryeredaktor i revistës “Mërgata”.
Me krijimtari letrare merret që nga viti 1986. Ka marrë pjesë në orë të shumta letrare, ku për cilësi të shkrimeve shpesh është shpërblyer.
Edhe në jetën e përditshme i gjithë aktiviteti i tij lidhet me publicistikën, gazetarinë e kulturën në përgjithësi, kështu:
* Ka qenë gazetar i gazetës “Pavarësia NEWS”, 2006
* Ka qenë gazetar dhe redaktor i gazetës “LAJM”, 2013
* Kryeredaktor i revistës “Biznesi”, 2007-2008
*Kryeredaktor i gazetës së vetme për qytetin e Prishtinës, “Prishtina Press”, 2008
* Përkthyes gjermanisht – shqip 2015-17
* Aktualisht, kryeredaktor i Revistës “MËRGATA” dhe Ueb-faqes, www.mergata-info.de.
Ka botuar këta tituj:
“Spiralja e agonisë” -Poezi, 2007
“Mirë se vini në Prishtinë”-Guidë, 2007
“Informator periodik PRISHTINA 2009/ 2010 dhe 2011
“Shekulli shqiptar”-100 vjet Pavarësi”-2012
“Atdhetari nga malësia-Ramiz Prelvukaj” -Monografi
“Pishtarët e lirisë 1968-2008”-5 vjet shtet 2013
“Spiralja e agonisë” poezi 2013, ribotim 2015
“Studenti martir Arianit Ilaz Berisha, 1979-1999”-Monografi, 2013
“Rreth Flamurit”, Poezi 2013
“Spahijajt e Llashticës”, Monografi-2014
“Feriz Llashtica”, Monografi 2014
“Kosova në udhëkryq”-Publicistikë, 2015
“Kompasi moral i politikës mashtruese” – Publicistikë-2016
“Turbulencë e shpirtit tim” Poezi – 2023
“30 VJET – SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE KOSOVA NË FULDA”- Monografi-2022
“MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI” (Vëllimi I, II, III dhe IV) 2019/24
“BIZNESE TË SUKSESSHME SHQIPTARE” (Vëllimi I dhe II)- 2022 dhe 2024
Në gjuhën gjermane
“Kurz und klar” – Gedichte -2016
“Die Spirale der Agonie” – Gedichte – 2017
“Wer bin ich”-Gedichte, 2023
“Hymne an das leben” – Gedichte -2023