ABEDIN BAJRAKTARAJ
BIOGRAFIA
Abedin Bajraktaraj u lind në Jashanicë. Shkollën fillore kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjimnazin „Luigj Gurakuqi“ në Klinë. Rrjedh nga një familje atdhetare, për arsye tanimë të njohura, regjimi i serbo-sllav nuk i dha të drejtën për studime u detyrua te largohet nga vend-lindja.
Me shkrime ka filluar të merret qysh në bankat e shkollës fillore, gjithnjë i motivuar nga e kaluara atdhetare e gjyshërve të tij, nga përjetimet dhe tmerret e treguara kishin ngjallur emocion dhe i kishte përjetuar shpirtërisht. Që nga viti 1981, ishte aktivist i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës. Ishte aktiv në aksionin për pajtimin e gjaqeve. Që nga viti 1989 aktivist i dalluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, deri në janar të vitit 1992, për shkak të përndjekjes nga ana e pushtetit serb si shumë aktivistë të tjerë, u detyrua të largohet nga Kosova dhe ka emigruar në Gjermani. Nuk qëndroi duarkryq, por menjëherë që nga viti 1992 e deri në vitin 1995 ishte anëtar i strukturave drejtuese të LDK-së, dega në Baden-Baden. I etur për lirinë e kombit të ndarë që jetonte në Kosovë është angazhuar dhe pa pushim ka kontribuar sa herë që e ka kërkuar koha dhe nevoja në shërbim të çështjes kombëtare
poezi
Abedin BAJRAKTARAJ
ORIGJINA
Nëse me pyet se çfarë jam,
Jam pellazg, ilir, dardan,
Dhe më vonë me quajnë shqiptar,
Autokton mijëravjeçarë.
Racë e vjetër-racë bujare,
Me traditë mijëvjeçare.
Simbol plisin kemi mbi kokë,
Xhamadan, shallë e shokë.
Armët në brez çdo herë i mbajmë,
Amanet ky nga të parët tanë,
Kundër armikut t’gatshëm jemi,
Kur t’sulmojnë nderin t’mbrojmë.
Shqiptarë, mos u bëni të marrë,
Se në këtë tokë jeni Zot vetë!
Armiku nuk të nderon, por ai të vretë,
Edhe atëherë kur ti mik e thërret…
Shqipëri moj tokë e bekuar,
Kush të deshi kështu të coptuar?!
Ca shqipfolsa e tradhëtar,
Le të dinë se me trojet tona s‘ka pazar!
Si pasardhës i Shqipërisë së vjetër,
Veç shqiptar dhe s’bëhem tjetër,
Porosi nga të parët tanë,
Besë armikut mos me i zanë!