AFARISTI DHE MËRGIMTARI FITIM THAÇI NDIHMON VENDLINDJEN

Mërgimtari Fitim Thaçi nga Sapniqi i cili jeton dhe vepron në Gjermani, sot ka dhuruar 10 pako ushqimore në vlerë nga 50 euro, për nevojtarët. “Përkrahja, solidariteti dhe humanizmi i bashkatdhetarëve tanë nuk na ka munguar asnjëherë, ndaj falënderoj sinqerisht, z.Fitim Thaçi për donacionin e dhënë. Falemnderit të gjithë bëmirësve për kontributin e dhënë familjeve në nevojë!-tha kryetari i komunës so Rahovecit z.Smajl Latifi. Ai, njëashtu falënderoj për këtë gjest human, afaristin e ri nga Gjermania, z.Fitim Thaqi me këto fjalë: “Qofshi të nderuar gjithmonë ju z. Fitim Thaçi, bashkë me familjen tuaj!”.