AFARISTI EDIS GASHI THEMELON BIZNESIN E RADHËS “EG PROJEKTBAU GmbH” NË MÖNCHENGLADBACH

Afaristi i suksesshëm shqiptar në Gjermani, z Edis Gashi, pronar i Kompanisë “GASHI GmbH” në Mönchengladbach pas sukseseve të shumta në afarizëm, tanimë ka hapur edhe biznesin e dytë, “EG Projektbau GmbH”, po ashtu në Mönchengladbach. Afaristi Edis Gashi me punën, kualitetin dhe efikasitetin e kompanisë së tij, ka rritur sukseset dhe rejtingun e një afaristi të suksesshëm shqiptar në Gjermani. Prandaj, ai me vizionin e tij ka arritur që përmes hapjes edhe të një biznesi të ri, t’a trasoj rrugën e perspektivës me një optimizëm të pashoq në realizimin e sfidave në të gjitha segmentet e sektorit të ndërtimtarisë në industrinë ndërtimore në Gjermani. Stafi i mërgatës shqiptare, afaristit z.Edis Gashi, i uron suksese të mëtutjeshme në afarizëm.