Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë në bashkëpunim me Klubin Letrar “Martin Camaj” në Mynih dhe me Shoqaten “Bekim Berisha – ABEJA” në Moosburg, respektivisht sektori letraro-kulturor i Shoqatës, për të tetën herë më radhë /tradicionalisht) mbajnë Takimet e Nëntorit (Orën Letrare Tradicionale) dhe Darkën e Lâmës 2022, më 29 dhe 30 Tetor 2022!

“Takimet e Nëntorit”, si zakonisht, fillojnë me promovimin, apo më drejtë, me prezentimin e librave të botuara brenda dy takimeve letrare-kulturore, duke vazhduar me Orën Letrare Tradicionale me konkurim në krijimtari letrare, e që do të kemi krijues shqiptarë nga shumë shtete europiane të denjë për konkurim të mirëfilltë, nga që deri sot i tillë ishte në karakterin e vetë! Në këtë ngjarje “Takimet e Nëntorit”, tashmë tradicionalisht jepen edhe çmimet e mirënjohura:

Pena e Artë Martin Camaj, për vargun e denjë, e punuar dhe sponzorizuar nga artisti dhe veprimtari Sokol Ahmetaj me punë dhe banim në Paris, Çmimi “LKSHM – Fran Tanushi” dhe Çmimi “Kongresi i Alfabetit” për krijimtari letrare, Çmimi “28 Nëntori” për krijimtari artistike (art pamor) dhe si zakonisht Mirënjohje për merita të veçanta.

Si zakonisht, tashmë është bërë traditë të kemi pjesëmarrës personalitete të shquara letrare, historike, atdhetare, … në Takimet e Nëntorit dhe të nesërmen në Darkën e Lâmës ( i patëm të nderuarët: Dom Lush Gjergji, Marin Mema, Elena Kocaqi, sivjet mbetet befasi e këndshme me një veprimtar tejet të mirënjohur)!

Takimet e Nëntorit, respektivisht Ora Letrare mbahen të Shtunën më 29 Tetor 2022, duke filluar në ora 18,oo në Moosburg, afër Mynihut!

***

Të nesërmen, e Dielë, 30 Tetor 2022 nga ora 11,00, poashtu në Moosburg në të njëjtin vend, mbahet “Darka e Lâmës 2022” për të teten herë më radhë nën organizimin dhe zotshpijimin e Shoqatës “ABEJA” nga Freisingu, një ngjarje tejet e mirëpritur dhe tejet mbresëlënëse, në një ambient të mrekullueshëm, me një begati shembullore tradicionale ushqimesh, me shumë risi nga tradita dhe kultura jonë, jetësim i Odës Dardane-Shqiptare, ngjarje që kush e shijoi një herë, nuk iu nda më pjesëmarrjes, me ardhje që nga Parisi, Brukseli, Vjena, shtetet skandinave e gjetiu!

Epo, mirë se vini dhe takohemi në Moosburg më 29 dhe 30 Tetor 2022, në:

85368 MOOSBURG (an der Isar)

THALBACHER-STR. 5

Për LKSHM:

Mentor Thaqi – Sekretar

Klubi Letrar “Martin Camaj”:

Sylë Bajrami – Kryetar

Shoqata “ABEJA”, Kryesia:

Agron Haxhija – Kryetar

(Burimi: LSHM-Facebook)