Shkruan: Rifat Hamiti

Mbrëmë, me 21.06.’25 në sallën e Familjes Nuha, në Dyseldorf, në moderimin e Gani Nuhës( vëllau i protagonistit të mbrëmjes),në praninë e më se 200 të ftuarve, bashkëveprimtarëve, shokëve e miqve,dhe në një atmosferë tejet dashamirëse e miqësore u shenua 80 -Vjetori i atdhetarit e veteranit të çështjes kombëtare, Nazmi Nuha, i cili jetoi e veproi mbi 50 vite në kuadër të Klubit, respektivisht Qendrës Kultutore e Informative Shqiptare”Emin Duraku” në Dyseldorf. Me këtë rast u bë edhe promovimi i librit biografik “ Nazmi Nuha-veprimtar i çështjes kombëtare” me autor Flori Slatina. Për librin, veprimtarinë atdhetare të Nazmiut folën, pos autorit e disa të tjerëve bashkëveprimtarë të tij edhe pjestari i UÇK-ës dhe studjuesi i ngjarjeve gjatë luftës të viteve 1998/99 për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbo-sllave, prof. Nusret Pllana. Familja Nuha për të pranishmit shtroi darkë të shoqëruar me pije të llojlloshme. Këtë ngjarje të mrekullueshme mirënjohëse e falenderuese për veprën e atdhetarit të devotshëm, Nazmi Nuha në fund e shoqëruan edhe këngët e interpretuara nga një grup muzikor dhe vallet e luajtura nga shumë vajza e zonja, të cilat shumica ishin nga familja e gjërë Nuha.

Nazmi Nuha, veprimtar i çështjes kombëtare

Nazmi Nuha, të urojmë edhe shumë vite jetë e shëndet! Ty dhe gjithë familjes tuaj të gjërë ju falenderojmë për kontributin që keni dhënë në vazhdimësi për çështjen kombëtare,për mbështetjen që i keni dhënë ndër vite Shkollës shqipe në Dyseldorf,pra edhe mua e shoqës sime në cilësinë e mësuesve.

Ju përgëzojmë për organizimin e mrekullueshëm dhe ju falenderojmë për mikpritjen tuaj bujare!

Gani Nuha, ish ushtari i UÇK-së, veprimtari i shquar në mërgatën shqiptare në Gjermani, në profilin e tij në facebook, shkruan: “Sot mbush 80 vite Njeriu që ia kushtoi gjithë jetën Familjes dhe Kombit!

Njeriu që nuk kurseu asgjë për dashurinë ndaj familjes. Njeriu që çdo gjë që ne kemi sot, është fryt i mundit, urtësisë dhe sakrificës së tij. Që nga viti 1981 e deri më 1999, i përndjekur politikisht, por asnjëherë i thyer. Nuk e vizitoi Kosovën ndër vite, me zemrën e mbushur me dashuri e përkushtim. Kurr nuk u përkul, por gjithmonë e ngriti kokën lart dhe bëri gjithçka që Kosova sot të jetë e lirë! Ti, Vëllai ynë i dashur, ishe dhe mbetesh një udhërrëfyes i rrallë për ne – se si duhet të duam Atdheun dhe Familjen, se si punohet me ndershmëri, sakrificë dhe përkushtim. Na mësove se e drejta mund të vonojë, por gjithmonë triumfon.

Gëzuar ditëlindjen, Vëlla i dashur!

Të paçim edhe shumë vite të tjera përpara me shëndet e lumturi pranë nesh.

Jemi me fat që jemi pasardhësit e tu, dhe jemi me fat që të kemi në jetë. Ne do të mundohemi gjithmonë të kultivojmë dhe të nderojmë fjalët e tua, veprat e tua dhe trashëgiminë tënde te çmueshme.

Urime 80-vjetori! Me shumë dashuri e mirënjohje! “.