BIOGRAFIA E POETIT NEKI LULAJ
Neki Halil Lulaj u lind me 13 janar 1955 në fshatin Broliq. Shkollën fillore e filloi në Prap-aqan të Deçanit kurse semi-maturën e përfundoi në Shkollën Fillore “Fan Noli“ Kryshec të Pejës. Shkollën e mesme, në Gjimnazin „Vëllezërit Frashëri“ e mbaroi në Deçan, ku me pas e regjistroi Shkollën e Lartë Peda-gogjike “Bajram Curri“ në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Gjakovë, ku me pas regjistroi edhe Fakultetin Filozofik, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Pas kryerjes së studimeve punoi si mësimdhënës i Gjuhës Shqipe në Shkollën Fillore “B. Kidriq“ në Vushtrri, duke filluar nga 1 shtatori i vitit 1980 deri me 31 nëntor të vitit 1992. Neki Lulaj qysh si nxënës i shkollës fillore pastaj dhe në gjimnazu mor me shkrime dhe publicistikë. Poezitë dhe shkrimet tjera u botuan nëpër shtypin e atë-hershëm të kohës, si në Revistën „Pionieri“ Gazetën e përditshme „Rilindja“, në revistat „BAT“ dhe „Shëndeti“.
Shkrimet e tij filluan të ngjallin interesim të madh tek lexuesit, kështu që gjithnjë e më shumë u lexuan, debat-uan dhe u vlerësuan tema të shumta nëpër klasat e shko-llës nga moshatarët e tij. Gjatë kohës se studimeve ne Prishtinë, ishte i pranishëm me shkrimet e tij në „Ri-lindje“, në Gazetën e studentëve „Bota e Re“ dhe me vonë në Revistën letrare „Jeta e re“ që botohej në Prish-tinë.
Rrethanat e egra të regjimit dhe torturat serbo-sllave rënduan mbi supe në atë kohë mbi rininë shqiptare edhe kundër pishtarëve të zëshëm të arsimit, ku edhe Nekiu ishte njëri nga ata që ishte i detyruar të mërgoj në Gjermani, ku sot jeton dhe vepron. Aktivitetet politike dhe organizimi i mirëfilltë i rinisë shqiptare nga Kosova në mërgatë, në shërbim të kauzës kombëtare ishin edhe qëllimi dhe motoja e Neki Lulajt, kështu pa hezitim u vu në shërbim të aktiviteteve për të ndihmuar Kosovën që ishte nën okupimin serb. Fillimisht ishte kyçur në LDK, pastaj në Fondin “Tre përqind”,dhe kontribuoi edhe me ndihma tjera të pakursyera për atdheun. Në Gjermani ka vazhduar studimet në fakultet për rikualifikim përkatës dhe punoi si pedagog social, ndërsa tani është i angazhuar me punë në procesin edukativo-arsimor në një gjimnaz gjerman. Tani 17 vite udhëheqë Mësimin Plotësues në gjuhën shqipe me nxënësit shqiptarë, ku financohet nga Schulamt-i gjerman. Neki Lulaj është zv/kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, anëtar nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë në Bukuresht. Në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare në Botë, të mbajtur në qershor të vitit 2017,është zgjedhur kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë për pesë lande gjermane. Jeton në Gjermani dhe punon ne procesin edukativo-arsimor, njëherit merret aktivisht edhe me krijimtari letrare, sidomos me prozë dhe poezi.
Veprat e autorit:
“Dardania ime”
“Zjarri i shpirtit”
“Në kështjellën e përjetësisë”
“Balada e heshtjes”
“Vesa mbi gur”
“Trinomi i lirisë”,bashkautorë me H. Qyqallën
“Bukuria e bekuar”
“Kodi i tokës”
Ka në dorëshkrim edhe dy përmbledhje poetike.Disa nga librat janë përkthyer në gjuhën gjermane, angleze dhe në gjuhën rumune.Është i përfshirë në dhjetëra antologji të botuara në Kosovë, Shqipëri, Rumani, Nju Jork dhe në Iliridë. Bashkëpunoi me Gazetën kombëtare „Bota Sot“,Gazetën“Albania“, Gazetën „Dielli“ që botohet nga Shoqata “Vatra” në Nju Jork, Gazetën „Kritika“, „Zemra Shqiptare“, „Shqiptari Evropian” dhe shumë gazeta e revista shqiptare të kohës. Neki Lulaj është fitues i çmimeve të ndryshme poetike dhe është shpërblyer me mirënjohje të ndryshme. Në janar të vitit 2016, poezia kushtuar Heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, zuri vendin e parë dhe është shpërblyer me kompletin e veprave të Jusuf Gërvallës. Poezia tjetër është shpërblyer me vendin e parë në Konkursin Letrar “Festa Kombëtare e Plisit”, të mbajturnë muajin gusht të vitit 2017 në Tiranë.
Neki LULAJ
PLISBARDHI IM
Plisi im është det i ndriçuar
bardhësi që i magjeps yjet
Arkeologji me dyer e ngujuar
fshihen miliona fjalë shenjtërie
Rreth bardhësisëse tij janë strehuar
Plisi i bardhë, dashuri e fshehur në univers
Qe frymon kollitet e flet shqipen e malluar
Plisi i bardhë është Festa e kombit tim për jetë
Plis i bardhë është atdheu im i rinuar dhe fisnik
Është gjeografi e muzave, është hingëllimë
Në mote kur kemi ecur në shtegtim
Kemi marrë ngjyrë, bardhësi e dritë
Është pasaporta e kombit tim që nuk flet
Është himni i shekujve, është vetë krenaria
Në shtizë të flamurit valon sot e tremijë vjet.
Plisi është streha,
Plisi është lumturia …