PREZENTOJMË SHKOLLËN SHQIPE “KOSOVA” NË FULDA

Shkruan: Argjend Hasani

Shkolla shqipe “Kosova” në Fulda të Gjermanisë, rihapi dyert e saj për nxënësit shqiptarê që jetojnë dhe veprojnë në Fulda dhe me gjërë që nga 21 shtatori i vitit 2019.
Deri te rihapja e shkollës shqipe erdhi në saje të angazhimit të veprimtarit të shquar, kryetarit të Shoqatës Shqiptare “Kosova”, në Fulda, njëherit afaristit të suksesshëm, z.Ukë Blakaj. Kështuqë në këtë mënyrë, ai iu krioji kushtet dhe u mundësoj fëmijëve shqiptarë mësimin në gjuhën shqipe në Fulda me rrethinë. Kështu në këtë mënyrë fëmijët shqiptarë, pavarësisht që jetojnë larg atdheut, mos ta harrojnë gjuhën e nënës, traditat dhe kulturën tonë shqiptare.
Mësuese në këtë shkollë është mësuesja Shahire Morina-Paçarizi, e cila me angazhimin dhe përkushtimin e saj, arrinë me sukses që t’i motivoj dhe inkurajoj fëmijët shqiptsrë që mos ta harrojnë gjuhën e ëmbël shqipe.
“Fillimisht mësimin plotësues në shkollên shqipe filluan ta ndjekin 25 nxënës, pastaj ky numër  çdo ditë e më shumë është rritur.”-thotë mësuesja Shahire Morina-Paqarizi.
Sipas mësueses, mosha e nxënësve të përfshirë në mësimin plotësues në gjuhën shqipe, është nga 7-të deri 16 vjeçare dhe aktualisht janë tê ndara në dy nivele, (mësim i kombinuar), niveli i parë i përket moshës 7-11 vjeç dhe niveli i dytë i përket moshës 12-16 vjeç.
“Sa i përket furnizimit me literaturë nuk jemi mjaftueshëm të paisur,  një mbështetje të vogël kemi pranuar nga Konsulata e Republikës së Kosovës në Frankfurt mbi Majnë, mirëpo shumicën e librave dhe materialit shkollor, poashtu edhe objektit dhe inbentarit shkollor është siguruar me vetë iniciativë, nga kryetari i Shoqatës “Kosova” në Fulda, z.Ukë Blakaj. Ndërsa ndihmë shtesë rreth literatures e sigurojmë përmes internetit.”-thotë mësuesja Shahire. 
Ajo, përveç angazhimit në procesin edukativ dhe arsimor, është e përkushtuar  edhe me përgatitjen e nxënësve për prezentimin e shfaqjeve në manifestimet kombëtare shqiptare, me rastin e shënimit të festave tona shqiptare si  për Ditën e Pavarësisë së Kosovës,  me 17 Shkurt, Ditës së Flamurit dhe 28 Nëntorin, 7 Marsin, Ditës së Mësuesit, etj.
“Nxënësit me padurim presin që të prezentojnë në programin artistik me recitime, këngë dhe valle shqiptare para mërgatës shqiptare që jetojnë në këtë rajon” -thotë mësuesja.

Ajo mëtutje shton se interesimi i prindërve është i kënaqshëm, mirëpo numri i nxënësve nuk është ai që duhet të jetë, nëse mirret parasysh numri i bashkatdhetarëve që jetojnë në Fulda dhe rrethinë. “Besojmë që numri i nxënësve në shkollën tonë, pas tejkalimit pandemike do të rritet në vazhdim.”,-shton për fund mësuesja Shahire Morina Paqarizi.
Për fund stafi i redaksisë së Mërgatës Shqiptare në Gjermani,www .mergata-info.de,  Shkollës Shqipe “Kosova” në Fulda, i uron suksese dhe mbarësi në mësimin e gjuhës shqipe në mërgim.