Në organizim të Shoqatës Shqiptare “KOSOVA” në Fulda, kryetar Ukë Blakaj, dhe vlerësuesve të librit, shkrimtarit dhe veprimtarit Martin Çuni, artistit Musa Mulolli, nga “Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, veprimtarit Baki Mustafi, kryetar i Ansamblit “PAVARËSIA” në Shtutgart dhe në prani të shumë dashamirëve të fjalës së shkruar, afaristëve si dhe ekipit xhirues të RTK, Ahmet Konjusha, u promovua vëllimi i dytë i librit monografik “MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI”, i autorit dhe publicistit Argjend Hasani. Ukë Blakaj, kryetar i Shoqatës Shqiptare “KOSOVA” në Fulda, dhe organizator i promovimit të librit, fillimisht iu shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e autorit dhe publicistit Argjend Hasani, për botimin e librit “MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI”. Ndërsa, Martin Çuni, shkrimtari, ish i burgosur politik dhe gazetar i luftës së UÇK-së, foli për rëndësinë e dokumentimit të vlerave të përgjithshme të mërgatēs shqiptare. Ai tha:” Shkrimi dhe dokumentimi i aktiviteteve dhe vlerave atdhetare, kulturore, arsimore, intelektuale dhe humane, është një kapitull i veçantë i mërgatēs shqiptare që duhen të shkruhën, evidentohen dhe arkivohen, sepse duke u bazuar nga përvoja jo e mirë gjatë kaluarës sonë historike, e mos shkrimit dhe evidentimit të ngjarjeve dhe zhvillimeve të shumta ato një ditë harrohen dhe tjetërsohen”. Baki Mustafi, kryetar i Ansamblit “PAVARËSIA” në Shtutgart, veprimtar i dalluar në mërgatën shqiptare në Gjermani, e përgëzoi autorin Argjend Hasani, për botimin e librit, dhe shprehu mbështetjen e parezervë për botimin e vëllimeve tjera me qëllim të evidentimit të veprimtarisë dhe aktiviteteve kulurore e kombëtare në mërgatë. Ai, në fjalimin e tij, i bëri thirrje mërgatēs shqiptare në Gjermani, që të ofrojnë përkrahje si materiale, faktografike dhe intelektuale në shkrimin dhe pasqyrimin e vlerave kombëtare në mërgatë në botimet e radhës për mërgatën. Në promovim nga shkrimtarët Musa Mulolli dhe Alma Zyberi, u deklamuan edhe poezi. Kryetari Ukë Blakaj, në emër të Shoqatës Shqiptare “Kosova” në Fulda, ndau mirënjohje për autorin e librit Argjend Hasani, shkrimtarin dhe veprimtarët e shquar Martin Çuni dhe Baki Mustafi. Për fund autori i librit, shkrimtari dhe publicisti Argjend Hasani, falënderoi Shoqatën Shqiptare “Kosova” në Fulda, për organizimin e promovimit të librit dhe të gjithë pjesëmarrësit në promovim, si dhe sponsorizuesin gjeneral të librit, “WOLF GmbH BAUUNTERNEHMEN” në Fulda, me pronar z.Ukë Blakaj, si dhe sponsorë tjerë, për botimin e vëllimit të dytë të librit.