SHKSH, “Kadri Zeka” me seli në Nürtingen (DE), shënon përvjetorin e 30-të, jubilar!

Shkruan: Fatmir Bajraj

30 vite më parë, ishin afruar njëri me tjetrin, duke asociuar në këtë “organizëm”, duke dhënë mund e djersë, pa hezitim dhe pa kursyer asgjë nga vetja dhe as vetën, për t’i dalë krah atdheut të sfiduar nga armiku i egër serbo-sllav që synonte, zhbërjën e tij dhe shfarosjën tonë!

Mbrëmë, me 15.10.22, në Wernau afër Shtutgartit, SHKSH “Kadri Zeka”, me rastin e jubileut të tridhjetëvjetorit të themelimit të kësaj shoqate zëmadhe dhe veprimtarisë së saj të bujshme, në praninë e mediave, përkatësisht të RTK-së, përmes gazetarit dhe kameramanit të mirënjohur, z.Halil Rrustemaj, organizoj një eveniment meritor, duke filluar nga programi i begatë & larmishëm kulturor, prëzenca e përfaqsuesve të SHKSH-ve simotra, në Baden Würtemberg dhe mbarë Gjermanisë, prëzenca e familjëve të deshmorëve & heronjëve të Kosovës, siq ishin ; z.Smajl Çekaj, vëlla i Heroit Sali Çekaj & z.Fazli Hajdaraj, vëlla i Heroit Smajl Hajdaraj, si dhe pjesëmarrja dhe prezenca e përfaqësisë konsullore të Republikës së Kosovës në Shtutgart të Gjermanisë, në krye me Konsullen e përgjithshme, zonjën Lumturije Lipoveci !

Me moderimin brilant & par-exelent, të udhëheqësve të programit festiv, nga ana e binomit ; Mejdi Laçaj & Filloreta Shahini, me intonimin e himnit kombëtarë e shtetëror, fillon evenimenti jubilar i kësaj shoqate e cila mbanë emrin e njërit nga pishtarët e lirisë së atdheut, heroit Kadri Zeka !

Pjesëmarrje masive, atmosferë impozante të cilën e përshkonte një frymë e jashtzakonshme pozitive si refleksion retrospektive dhe nostalgjie për një përiudhë tridhjetvjeqare, të një epoke sfiduese dhe kruciale për fatet e kombit dhe t’atdheut, atëherë kur lindi SHKSH “Kadri Zeka”, me 12.09.1992, si nevojë imediate e kohes dhe si përgjigje atdheut, tani më të pavarur me vullnetin e Sovranit, të sanksionuar me aktet legale historike të Kuvendit të Kosovës me 2 korrik e 7 shtator 1990 dhe me një pushtet gadi absolut moral, por me një pushtet të dhunes dhe të dhunshëm të instaluar nga pushtuesi shekullor, serbo-sllav në anën tjetër.

Tri dekada ; gjallëri, aktivitete dhe kontribut atdheut !

Thirret n’skenë, Kryetari i Shoqatës, z.Taxhidin Bakija për t’i përshendetur t’pranishmit, dhe më pas edhe Kryetari i nderit të kësaj shoqate, ish kryetari i saj, z.Xhafer Leci për një fjalë rasti !

Z.Xhafer Leci, i ngarkuar nga shoqata për një fjalë rasti, fillimisht foli për heroin Kadri Zeka, emrin e të cilit me nder e krenari mbanë kjo shoqatë, por duke mos lënë anash as Jusuf & Bardhosh Gërvalla, për të cilët foli me pietet dhe n’superlativ, si veprimtar politik dhe ushtar të atdheut, të atentatuar sëbashku nga UDB-ja serbo-sllave në 17 Janrin e 1982, afer Shtutgartit në Gjermani.

Z.Xhafer Leci, perveq tjerash, shpalosi dhe evokoj kujtimet e itinerarit dhe rrugëtimit të SHKSH “Kadri Zeka”, në vlugun e ngrjeve të bujshme poltike të kohes, duke skanuar në mënyrë përfekte të dhënat ; datat, shifrat, kontributet dhe destinacionet , që nga organizimi dhe mirëmbajtja e mbijetetsës në Kosovën e robëruar dhe të shtypur nga represioni i eger i pushtuesit serb, deri të suporti finansiar e materjal i rezistencës së armatosur, si krah i levizjes nacionale për liri & pavarësi, n#Krye me presidentin historik, dr. Ibrahim Rugova !

Madje, këtë krah të rezsitencës, e ka ndihmuar edhe në Iliridë & n’Kosovën Lindore.

Në skenë doli edhe grupi vallëzues i SHK ” Nëna Terezë” me seli në Göpingen me valle-kollazh nga viset shqiptare, i cili u mirëpritë nga të pranishmit dhe u përcoll me entuziazëm e kërshëri ekskluzive.

Tubimit në këtë jubile, i’u drejtua me një fjalë rasti dhe përshendetëse, zonja Lumturije Lipoveci, konsulle e përgjithshme e Kosovës në Shtutgart (BW) të Gjermanisë, e cila përveq përhendetjes, urimit dhe falenderimit, ajo shprehu knaqësinë që gjendej n’mesin e mergimtarëve dhe veprimtarëve të shquar të çeshtjes së atdheut, dhe u zotua që institucionet e Republikës së Kosovës dhe përfaqësitë saja diplomatike gjithandej, do të jenë, jo vetëm falenderues, por edhe në krah të kerkesave dhe nevojeve të bashkëatdhetarëve tanë.

Evenimentin e përgëzuan dhe përshendetën, shumë nga kryetarët e shoqatave simotra, sikur ;

Viktor Spaqi, Osman Ferizi, ish Kryetri i parë i SHKS 2Kadri Zeka”, z.Faredin Emerllahu, Jahja Gashi, Brahim Halimi, Naser Hoxhaj, Arxhend Hasani, Ragip Prapashtica, Xhevdet Syla, Sadik Zogaj, Abaz Imeri, xhevdet Nikqi, dhe unë autori i këtyre rreshtave.

Veqoj këtu, daljen në skenë dhe përshendetjen e t’pranishmëve n’këtë jubile t’rëndësishëm, të vëllëzërve të heronjëve të Kosovës, të z.Smajl Çekaj, vëlla i SALI ÇEKAJ, dhe z.Fazli Hajdaraj, vëlla i heroit SMAJL HAJDARAJ !

U lëxuan telegrame urimi dhe u ndanë mirënjohje, për SHKSH dhe veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare përmes ketij profilit të asocimit (SHKSH) !

Para se t’përmbyllej ky manifestim kultoror & kombëtarë. në skenë u ftua grupi folklorik i udhëhequr nga rapsodi, z.Osman Loku, të cilët përmes telave të sharkisë e qiftelisë dhe me zërin e tyre të ëmbël, plotësuan dëshirat e t’pranishmëve !

Fjala përmbyllëse e programit festiv i’u dha kryetarit të nderit të SHKSH, “Kadri Zeka”, z.Xhafer Leci , i cili falenderoj pjesmarrësit dhe uroj në kontnuitetin e veprimit dhe angazhimit deri në plotësimin, arritjen dhe realizimin n’plotëni të aspiratave kombëtare.

(Shkrimi dhe fotografitë janë të huazuara.)

Burimi: Fatmir Bajraj, autor i shkrimit- fcb.

Autorë të fotografive: Reshat Murati, Ragip Prapashtica, Fatmir Bajraj, fcb.