Shqipdona A. Lahu, Doktor i shkencave mjekësore – Kardiologji në Gjermani

Shqipdona A. Lahu, dr. sci. u lind në Gllamnik më 31.08. 1994.
Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Besianë, me sukses
shembullor, kurse Fakultetin e Mjekësisë e përfundoi me të gjitha
dhjetëshe, më 24.12.2018 në Prishtinë dhe mori epitetin e studentes
më të mirë prej ekzistimit të Fakultetit të Mjekësisë.


Ne vitin 2019 regjistroi doktoratën në Universitetin Teknik të
Mynihut në lëmin e Kardiologjisë, nën monitorimin e profesorit dhe
shkencëtarit të mirënjohur shqiptar Prof. Dr. Adnan Kastrati.
Disertacionin e doktoratës e mbrojti me 31.01 2025 para
komisionit ndërkombëtar të përberë nga ekspertë gjermanë dhe
zviceranë me vlerësimin më të lartë “Suma cum laude” dhe mori
titullin “Doktor i shkencave mjekësore” (Ph.D.)
Ajo gjatë kësaj kohe sa punoi në doktoraturë, në revistat
prestigjioze të mjekësisë botoi më se 25 punime shkencore, si dhe
mori pjesë në shumë konferenca dhe kongrese mjekësore
ndërkombëtare në lëmin e kardiologjisë.

Në ndërkohë më 2022, ajo inaugurohet edhe si Fellow në
Shoqatën Evropiane të Kardiologjisë (FESC).
Momentalisht është duke kryer specializimin në Klinikën e
Kardiologjisë, në Deutsches Herzzentrum München në Mynih.