SHOQATA KULTURORE “YJET E KOSOVËS”

Shoqata Kulturore “Yjet e Kosovës” në Emmendingen është themeluar me 16 nëntor të vitin 2008. Kryesia e shoqatës ka këtë përbërje: Tahir A. Shabani, kryetar; Arbana Halilaj, zv. kryetare;  Ekrem Rizvani, arkëtar; Manjolla Canameti, Metije Ibrahimaj, Safete Saiti dhe Tasin Osmani, anëtarë. Në kuadër të shoqatës funksionon Grupi i valleve, i përbërë kryesisht nga femrat, ku u udhëhiqen dhe ushtruan nga dy koreografet, Life Shala dhe Gentiana Shehu, për shtatë vite me radhë, ndërsa aktualisht udhëhiqen dhe ushtrohen nga koreografja e mirënjohur Arbana Halilaj.

Shoqata përveç ushtrimit të aktiviteteve kulturore dhe atdhetare, një kontribut të veçantë jep edhe me pjesëmarrjen e saj në aktivitete të shumta kulturore gjermane dhe kështu kultivon dhe zhvillon kontakte dhe bashkëpunim me shumë përfaqësues të Emmendingenit që njëkohësisht janë edhe parlamentarë të Landit të Baden Würtenbergut por edhe me parlamentarë të Bundestagut gjerman që nga viti 2010, siç është miku i çmuar, deputeti Peter Weiss dhe miku Dr. Johannes Fechna. Po ashtu, në këtë shoqatë, në vitin 2012 për vizitë ishin edhe euro-parlamentarët Bernard Bissel, dhe gjashtë konsuj të shteteve të ndryshme.

Argjend Hasani