SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE “BASHKIMI KOMBËTAR”
Offenbach
Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi Kombëtar” është themeluar me 20 mars 1995 në Offenbach. Në fillim kjo shoqatë është marrë me organizimin e aktiviteteve humanitare me qëllim të ndihmesës së popullit shqiptarë, sidomos pas gjendjes së rëndë të krijuar në Kosovë si pasojë e okupimit klasik serb. Organizimi i aksioneve humanitare ishte për-manent, si para dhe gjatë luftës. Krahas këtyre aktiviteteve Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi Kombëtar” është marrë edhe me aktivitete atdhetare dhe kulturore, si organizimin e koncerteve humanitare dhe mbrëmjeve rinore që ishin shumë të suksesshme për takimet dhe njohjen e ndërsjellë të të rinjve.
Kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi Kombëtar” në Offenbach
Bujar Derguti , kryetar
Rrahman Tahiraj, nënkryetar
Shaip Ademaj, sekretar
Gëzime Shahini, anëtar
Bekim Nishori, anëtar
Behar Derguti, anëtar
Arian Muharremi, anëtar
Dyertë e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi Kombëtar” në Offenbach janë gjithnjë të hapura për të gjithë krijuesit nga Kosova dhe Shqipëria në organizimin e takimeve letrare si dhe për promovimin e librave. Po ashtu edhe organizimin e takimeve me grupet folklorike. Në kuadër të shoqatës funksionon edhe grupi folklorik, ku një herë në muaj organizohen mbrëmje muzikore. Shoqata “Ba-shkimi Kombëtar” në vitin 1997, ishte iniciatore dhe mbë-shtetëse e themelimit të klubit futbollistik FC “Ilirida”. Në Shoqatën Kulturore Shqiptare “Bashkimi Kombëtar” në Offenbach, në çdo fundjavë ka gjallëri, sepse flitet dhe këndohet shqip dhe mbretëron atmosferë e gjallë atdhetare dhe kombëtare.