KLUBI LETRAR ”MARTIN CAMAJ” München

  Klubi Letrar ” Martin Camaj” me seli në Mynih, u themelua me 12 nëntor 2016 në Mynih. Në mbledhjen konstituive kuvendi zgjodhi kryesinë e saj prej pesë anëtarëve: Fadil Lumi-kryetar, Sylë B ajrami– nënkryetar, Fran Tanushi nënkryetar, Mustafë Krasniqi-sekretar dhe Milazim Kajtazi-arkëtar, ndërsa Ferdane Alidemi u zgjodh zëdhënëse e Klubit Letrar “Martin Camaj”. Në bazë të Statutit dhe programit, anëtar mund të jenë të gjithë dashamirët dhe adhuruesit e artit të shkruar, kurse anëtarë të kryesisë shkrimtarët që jetojnë e krijojnë në Bavari. Klubi Letrar, që nga fillimi e deri më tani mbajti shumë takime letrare dhe organizoi shumë promovime librash të anëtarëve të saj, po dhe të poetëve të ndryshëm.

Më 30 prill 2017, në prani të një numri bashkëkombësish, në Rosenheim, në organizimin e Klubit Letrar “Martin Camaj” u promovua libri me titull: “Zhvillimi i Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së dhe intervenimet në Ballkan”, të autorit dr. Hamdi Reçica.

Më 08 dhjetor 2017, nga Klubi Letrar „Martin Camaj“, u promovua libri i poetit, Ismail Syla, „ATDHEU IM I NGRYSUR“, ku dhe pati ndarje çmimesh. Më 9.12.2018 në Augsburg, Klubi Letrar „Martin Camaj“ në Mynih organizoi Manifestim Letrar për vitin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, festat e nëntorit dhe të fund vitit. Në këtë manifestim letrar përpos krijimtarisë së poetike, u mbajtën kumtesa për Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe prezantime veprash të autorëve të ndryshëm, recitale dhe orë letrare me karakter garues. Manifestimi u mbajt në bashkëpunim me FC “Alba” Augsburg dhe Fondacionin “BESA” në München, më 30 qershor 2019 mbajti manifestimit tradicional “Pranvera poetike”në München, ku dhe pati promovim librash të autorëve: Milazim Kajtazi me librin “Ëndrra e thyer”, ndërsa me vëllimin poetik prej katër krijuesve “Psherëtima e mallit”me bashkautorë Osman Caka, Rexhep Mehmedi, Bajrush Bunjaku dhe Haziz Hysa dhe librin „Simfonia e qiellit të bruztë“ autor Azem Osmani.

Klubit Letrar ” Martin Camaj” , nxori në dritë edhe dy numra të përmbledhjes “Albumi poetik”. Numri i parë i “Albumit Poetik” është përgatitur nga poeti Fran Tanushi, ku janë të

përfshirë autorët: Fadil Lumi, Hamza Halabaku, Hamdi Reica, Gazmend Dashi, Sylë Bajrami, Bahri Shyti, Xhevahire Sylejmani-Maliqi, Milazim Kajtazi, Haziz Hysa, Mustafë Krasniqi dhe Fran Tanushi. Në numrin e dytë të „Albumit Poetik“ janë të përfshirë autorët: Sylë Bajrami, Fran Tanushi, Milazim Kajtazi, Bahri Shyti, Haziz Hysa, Lumni Limani, Gazmend Dashi, Malush Mrasori-Mali, Azem Osmani, Xhevahire Sylejmani, Hamza Halabaku dhe Mustafë Krasniqi. n poetik prej katër krijuesve “Psherëtima e mallit”me bashkautorë Osman Caka, Rexhep Mehmedi, Bajrush Bunjaku dhe Haziz Hysa, librin historik „Skënderbeu në Historiografinë zvicërane“, të autorit Murat Ajvazi dhe librin „Simfonia e qiellit të bruztë“ autor Azem Osmani