NAIM FETAJ
Naim Fetaj u lind me 7 shkurt 1961 në Strellc të Deçanit. Shko-llën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Deçan. Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e ka për-funduar në Prishtinë. Ka punuar gazetar në Programin Doku-mentar të Televizionit të Prish-tinës, deri në mbylljen e saj të dhunshme nga policia serbe me 5 korrik 1999. Pos gazetarisë, Naim Fetaj që herët ka filluar të shkruaj edhe të botoj poezi nëpër revistat dhe gazetat e kohës.
Që nga viti 1991 jeton dhe vepron në Gjermani.
Veprat e autorit:
“Yjet bëjnë roje“, poezi, Rilindja, 1987,
“Terrinë përtej diellit“, poezi, SHB Artini, 2013,
“Vezullimë thinjash“, poezi, SHB Beqir Musliu, 2015,
“Më lanë edhe pa këngë“, poezi, SHB B. Musliu,2019.
Çmimet:
-Çmimi “Hivzi Sylejmani” për librin më të mirë të
botuar nga autorët të rinj.
-Çmimin e parë të konkursit “Takimet e Azem
Shkrelit” në mërgatë, për librin më të mirë.
Naim FETAJ
SI ËNDËRR DISI…
U thave ëndrra ime
Edhe të vranë
Mbi vetull kur n’a ranë
Kur na i morën sytë
Na vranë për herë të dytë
Kurrë më nuk pamë dritë.
Rrugëve të botës unë
Kërkoj mentë e kresë
Plotë ëndrra tjerët erdhën
Kërkojnë një trohë shpresë..
Na rrou dreqi krejt
E u bëmë pikë e pesë…
Ah liria ime
Si vello me vesë…