SHOQATA  “KOSOVA” NË FULDA, NDËRTON SHTËPI PËR TË DËMTUARIT NGA TËRMETI NË SHQIPËRI

Pas tërmetit të vjeshtës së vitit 2019 në Shqipëri, ku më së rëndi e kishte pësuar  qyteti i Durrësit me rre rethinë, mërgata shqiptare kudo në Gjermani, në formë vullnetare si individuale dhe përmes shoqatave u mobilizuan në organizimin e aksioneve për të ndihmuar familjet e dëmtuara në Shqipëri. Shumë mërgimtarë pa hezitim në kuadër të shoqatave në Gjermani, u grumbulluan mjete financiare, ushqime, veshmbathje, etj.
Këtij aksioni iu bashkangjitën me kontributin e tyre edhe mërgimtarët e Fuldës me rrethinë, iniciativës së Shoqatës Kulturore Shqiptare “KOSOVA” për grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar familjet e dëmtuar nga tërmeti në Shqipëri. 
Me mjetet e grumbulluara, nga manifestimi humanitar të organizuar me 28 néntor të po atij viti, kjo shoqatë ndihmoi në ndërtimin e shtëpisë së re të familjes të Shpëtim Xhixhës nga fshati Gjormë i Bashkisë së Kurbinit, pasi që tërmeti atyre iu kishte shkatërruar shtëpinë.

  
Shtëpia e re e ndërtuar u përurua me dorëzimin e çelësave të shtëpisë familjes Xhixha, nga veprimtari i shquar z.Ukë Blakaj, kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “KOSOVA” në Fulda.
Në ceremoninë e përurimit të shtëpisë përveç familjes Xhixha dhe kryetarit të Shoqatës, z.Ukë Blaksj,morën pjesë  edhe Arbër Gashi, anëtar i Shoqatës “KOSOVA”, Benart Palaj, drejtor i Urbanizmit në Bashkinë e Kurbinit, Islam Rryqi, udhëheqësi i punimeve për ndërtimin e shtëpisë, ekipa e Radio Televizionit të Kosovës, ku realizuan edhe një reportazhë për përurimin e kësaj shtëpie për emisionin “Linja Shqip”.


Ukë Blakaj, me rastin e përurimit të shtëpisë, përgëzoi familjen Xhixha për shtëpinë e re dhe në një prononcim për RTK-në, tha se, punimet për ndërtimin e shtëpisë kanë shkuar si duhet, dhe kostoja e përgjithshme në ndërtimin, mobilimin dhe rregullimin e oborrit kishte arritur në një vlerë prej 38 mijë euro.


Edhe familja Xhixha ishte shumë e kënaqur për punimet cilësore  dhe falënderuan të gjithë ata të cilët kontribuan që kjo shtëpi të ndërtohët, e posaçërisht e falënderuankryetarin Ukë Blakaj, për angazhimin e tij që kjo iniciativë tani më u bë realitet. 

Argjend Hasani

https://www.facebook.com/watch/?v=159852742687242