Fitim Thaqi është njëri ndër mërgimtarët dhe afaristët e rrallë, prej të rinjve shqiptarë në Gjermani që ka arritur për një kohë të shkurtër të radhitet në kuadër të afaristëve të suksesshëm shqiptar në Gjermani. Ai, si njohës i mirë i së tregut të lirë, e posaçërisht të tregut të konsumit të gjërë të produkteve ushqimore, me përvojën dhe me ekspertizën e tij, prej një afaristi të suksesshëm ka arritur, përveç hapjes së Diskontit “EDEKA Thaqi” në Breitenbrunn, së fundmi në bashkëpunim me afaristin Faton Seferi, të hapin diskontin “DRINI MARKET” në Augsburg, ku ofrojnë për bashkatdhetarët tanë produkte vendore.

Afaristi i suksesshëm z.Fitim Thaqi së bashku me afaristin z.Faton Seferi në fund të vitit që sapo lamë pas 2023, siç e cekëm më lartë, hapën diskontin “DRINI MARKET” në Augsburg me një kapacitet me mbi 1000 metra katrorë, ku për bashkatdhetarët tanë ofrohen mallra të asortimentit të gjërë, 100 % me produkte vendore.

Sipas, z.Thaqi, ky është vetëm fillimi i zgjerimit të biznesit zingjiror ku do së shpejti do të hapen edhe gjashtë diskonte tjera në Landin e Bavarisë në Gjermani.

Besueshmëria, fleksibilteti, efikasiteti dhe sinqeriteti, janë veçoritë e padiskutueshme të personalitetit të afaristit të ri, sikurse është Fitim Thaqi.

Ai si fëmijë, me familjen e tij në Gjermani migruan në vitin 2006 në qytetin Nürnberg. Sikurse shumë fëmijë shqiptarë që u larguan nga atdheu, pas shkollimit fillor, e mbaroi edhe shkollimin profesional-(Ausbildung als Handelskaufman) në drejtimin e Tregtisë ku e mbaroi me sukses.

Fitimi, një djalë me energji pozitive dhe i motivuar, nuk kishte qëndruar duarkryq, pa hezituar fare, pas një përvoje të konsiderueshme, me iniciativën e tij hapi përfaqësinë e Edeka-s, “EDEKA THAQI”, dhe kështu sukses pas suksesi, filloi zingjirin e hapjes së diskontit “DRINI MARKET” në Augsburg, me prodhime vendore Made in Kosova.

Aftësia e tij si afarist dhe ekspert i tregtisë, e sidomos i mallrave të konsumit të gjërë, ka bërë që t’i tërheqë konsumatorët vendor gjermanë, si dhe konsumatorët nga trojet etnike shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Pra, emri i afaristit të suksesshëm Fitim Thaqi, dhe biznesit të tij janë të njohur tek bashkatdhetarët tanë, kudo në Gjermani, dhe gjithashtu dëgjohen vetëm fjalë miradie.

Kështu që ne urojmë që sa më shumë të rinj shqiptarë në Gjermani, të ndjekin hapat e afaristit të suksesshëm Fitim Thaqi.

Shkruar nga Argjend Hasani