Manifestimi “SHTEGU I LIRISË MËRGIMI”

Shkruan: Gani Nuha

Shumë të respektuar shokë, miq, Bashkëluftëtare, me pak fjalë do të mundohem të shpjegoj qëllimin e organizimit të rrugëtimit tone të përbashkët të nisur para dy viteve të quajtur “SHTEGU I LIRISË MËRGIMI”

Ideja ka ardh shumë spontane nga një grup i vogël shokësh që vendosëm të ndërmarrim një rrugëtim në shenjë të përkujtimit të dy kolosëve të luftës sonë të lavdishme të UÇK-së Ilir Konushefci MËRGIMI dhe Doktor Hazir Malaj rrugëtim i cili u realizua me date 8/11/2022 nga shtëpia e Sylejman Berishës në Prifq të Tropojës deri në Smolicë të Gjakovës në shtëpinë e Herojit të Kosovës Agron Rama.

Gjithmon pas një aktiviteti të realizuar priten komentet e para, sugjerimet nga shokë dhe dashamirë se cili ishte efekti i këtij rrugëtimi, çfarë mesazhi dhamë me këtë rrugëtim dhe analizuam të gjitha efektet e mundshme por morëm edhe kritika aty këtu të cilat i pranuam me shumë dashamirësi sepse ishin për të mirën e organizimit dhe cilësinë e organizimit të manifestimit të radhës.

Për fjalët e mira dhe lëvdatat nuk do të ndalemi sepse ato vërtet ishin të shumta pothuajse nga i gjithë grupi që mori pjesë në këtë marshim por ne i mirëpritem edhe disa nga vërejtjet të cilat i pranuam siç ishin data e organizimit që nuk përkonte as me datën e lindjes e as me datën e rënjes së Herojit Ilir Konushefci e as të Doktor Hazir Malajt.

Në bazë të shumë analizave dhe sugjerimeve nga shokë miq dhe bashkëluftëtareve erdhëm në përfundim se data më e përshtatshme për Manifestimi “SHTEGU I LIRISË MËRGIMI” është pikërisht data e rënjes së Komandantit të logjistikës Gjeneral Ilir Konushefci MËRGIMI ku me këtë rast do të përkujtonim dhe nderonim heronjtë e Kosovës Adrian e Mujë Krasniqi, Ilir Konushefci, Qerim Kelmendi, Doktor Hazir Malaj, Sylejman Berisha dhe të gjith Herojt dhe Dëshmorë e trojeve Shqiptare që kaluan përmes shtigjeve që Adriani, Iliri, Qerimi dhe shumë nismëtar të Luftës për liri i hapën, kaluan dhe vepruan në këto anë të malësisë së Gjakovës.

Rrugëtimi i fundit ishte më me shumë pjesëmarrës dhe kishte edhe nga shumë shtete të Evropës, Shqiptarë dhe të huaj që kishin ardhur për të përjetuar një përvojë se si dhe sa u sakrifikua për lirinë e Kosovës, të bash ndjenin sakrificën e Heronjve, Dëshmorëve gjithashtu edhe Heronjve të gjallë që patën fatin të përfundojnë amanetin e Nismëtarëve të Lirisë, andaj bazuar në këtë përshkrim mendojmë se vazhdimi i këtij rrugëtimi “SHTEGU I LIRISË MËRGIMI” duhet të jetë i përvitshëm siç kemi shumë manifestime të ngjashme si: Epopeja e UÇK-së për nder të familjes Jashari me emërtimin “NATA E ZJARREVE”, për nder të Jusuf, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës të quajtur “FLAKA E JANARIT”, Maifestimi për të kujtuar 11 Qershorin kur UÇK hyri në prishtinë me emërtimin “DITA E PRISHTINËS”, Parada Kuq e Zi me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë me emërtimin “JEMI NJË”.

Me respekt!