Në takimin e “UNIONIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE NË GJERMANI”, që u mbajt në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, u formua Dega e Unionit të Bizneseve Shqiptare për Landin Hessen, Rheinland – Pfalz dhe Saarland. Me këtë rast, kryetar u zgjodh afaristi i suksesshëm shqiptarë z.Ukë Blakaj, nënkryetare Shkendije Berisha -Pacolli, kurse nënkryetar i dytë, Irfan Ternava. Kryetar i “UNIONIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE NË GJERMANI”, është z.Nazmi Viqa, kurse drejtor ekzekutiv, Fadil Avdullahu. “UB” falënderoj përfaqësuesit e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt, konsullin e përgjithshëm z. Gëzim Gashin, konsullin z.Fidan Ibrahimi, si dhe zëvendëskonsullin Mentor Tahiraj.