HUMANITETI NË VEPËR- ALEKSANDER LEKHOV SHQIPTARI NGA UKRAINA GJENË MBËSHTETJEN VËLLAZËRORE NË GJERMANI

Aleksander Lekhov është njëri nga refugjatët e shumtë ukrainas që janë larguar nga vendlindja për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Mërgimtari Ahmet Konjusha, që njēkohësisht është edhe kameraman i RTK-së në mërgatë së bashku me afaristin e sukseshëm në Gjermani, pa asnjë hezitim i ofruan ndihmën vëllazërore Aleksander Lekhov, shqiptarit nga Karakurti nga Ukraina. Afaristi Ilmi Mustafa përveç se e ndihmoi për banim, ai poashtu i siguroj një kontratë pune në Kompaninë e tijë “KRONI GmbH” në Schlüchtern afër Fuldas. Aleksandri në një postim në Facebook ishte i lumtur dhe shumë mirënjohës pēr ndihmën vëllazërore të ofruar nga humanistët Ilmi Mustafa dhe Ahmet Konjusha.