Dr. med. Aurora Dollenberg u lind në qytetin e Fierit në ditën e pavarësisë me 28.11.1985 ku dhe ka kryer ciklin parauniversitar me rezultate te shkëlqyera. Është diplomuar për mjekësi me rezultate shumë të larta në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.
Me meritokraci arrin të vijë në Gjermani në vitin 2010 ku pavarësisht barrierave të mëdha që kishte në fillim si emigrante në Gjermani, me vullnetin dhe dëshirën e madhe që qëllimet t`i qoj deri në fund, arrin të kryej 3 Specializime deri më sot që janë përkatësisht:
1. Specializim “Mjeke Familje”,
2. Specializim “Mjeke Urgjence “,
3. Specializim “Psikoterapi”.
Mjekja dhe shkencëtarja shqiptare ka gjithmonë një motiv që e ndjek gjithmonë: “Me punë arrihet çdo gjë”.
Paralelisht Dr. Med. Aurora Dollenberg ka ndjekur edhe karrierën akademike në Universitetet më të njohura në Gjermani, ku dhe ka përfunduar dy kërkime shkencore mbi: “Çrregullimet e Ankthit-Depresionit” dhe “Kancerit tek gratë”.
Dr. Aurora Dollenberg përkrah të gjithë këtyre angazhimeve arriti të hapte në vitin 2018 dy klinikat e saj private në Wolfenbüttel afër Hanover që është kryeqyteti i Saksonisë së Ulët. Ne klinikat e saj përveç pacientëve gjerman trajtohen gjithashtu edhe shumë pacientë të trevave shqiptare.
Dr. Aurora Dollenberg është e lumtur që edhe pse në emigrim vazhdon të ndihmojë, shpëtojë jetë të shumë njerëzve, ku bëjnë pjesë edhe shumë shqiptarë. Por ajo nuk ndalet këtu pasi mendon që humanizmi nuk ndalet vetëm te profesioni i saj. Në vitin 2019 themelon të parën federatë të regjistruar në bazë të juridiksionit gjerman „Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë“ ku është dhe kryetare e saj, nëpërmjet së cilës ajo dëshiron që humanizmin e saj ta qoj përtej trojeve shqiptare deri në cepin tjetër të botës gjithmonë duke i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve që ajo i do kaq shumë.
Federatës i ka ofruar gjatë gjithë pandemisë konsultimet falas online me pacientët e prekur nga COVID-19, ku gjithsej janë organizuar tetë konferenca mjekësore ndërkombëtare, te akredituara në Gjermani, ku janë vënë në dispozicion kolegëve mjekë dhe qytetarëve shqiptarë, protokollet më të fundit të trajtimit të COVID-19.
Kjo ka përmirësuar ndjeshëm dijen e mjekëve, sidomos tek rastet e shumta të pacientëve të trajtuar gabim apo thjesht me medikament shumë të shtrenjta apo të panevojshme. Ndër sukseset më madhore të Federatës ishte kontributi në sigurimin e më shumë se 150 mijë doza të vaksinave nga Bashkimi Evropian për trojet shqiptare.
Ky mundësim është një fitore e madhe për Federatën mjekësore humanitare. Aktualisht Federata ka në fokus jo vetëm sigurimin e donacioneve të vaksinave për bashkatdhetarët tanë në vendlindje, por edhe në zhvillimin dhe ndjekjen e kërkimeve shkencore në vendet evropiane, ku punojnë si mjekë, që edhe vendet e origjinës të përfitojnë nga tërheqja e fondeve për medikamentin më të fundit, që e shëron COVID19 brenda 5 ditëve.
Të vetëdijshëm se për imunitetin e tufës ku nevojiten akoma më shumë vaksina, kështu që do të vazhdohet më tutje përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin e Bashkimit Evropian për mundësimin e dërgesës së radhës. Në datën 24 dhe 25 qershor do të organizohet një takim në Bruksel, ku do lobohet për vaksinat e mëtejshme për pacientët shqiptarë.
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë është struktura e vetme e regjistruar që operon në nivel evropian. Dr. Aurora së bashku me koleget e tjerë krenohen me mjekët dhe bluzat e bardha të Federatës prej 21 vende evropiane që punojnë vullnetarisht dhe me humanizëm kanë dhënë mbështetje maksimale si në rrugë monetare dhe me dije gjatë këtij viti pandemik. Terapia e duhur ndaj COVID 19 dhe vaksinimi në kohë i popullatës shqiptare është motoja e Federatës.
Dr. Med. Aurora Dollenberg: Humanizmi nuk ka ngjyre e as kombësi!
“Misioni im është të ndihmoj sa më shumë, edhe aty ku çdo gjë duket e pashpresë. T`i tejkalosh kufijtë, të lidhësh mjekët shqiptarë në mbarë Evropën është një vizion për të cilën do punojë gjithmonë. Vendet shqipfolëse në saj të punës sonë të përbashkët do jenë së shpejti EU.”