DY KOMPANITË SHQIPTARE NGA GJERMANIA “EMKA-EU” DHE “BeRi”, MARRIN PJESË NË TAKIMET E BIZNESIT NË SPANJË


Kompania “EMKA-EU” me pronar Basri Berisha dhe kompania “BeRi” Haustechnik me pronar Ridvan Berisha, janë dy kompanitë shqiptare nga Gjermania që po marrin pjesë në  takimet e bizneseve në Castellón të Spanjës që nga data 10.01.2021 deri më 17.01.2021. 
Në takimet e shumta po shpalosin planprogramin pēr veprimtarinë afariste pēr vitin 2021.
Në takimin e parë në kuadër të shumë biznesve z.Bastri Berisha dhe  z.Ridvan Berisha, në cilësinë e përfaqësusëve të kompanive “Emka-EU” dhe “BeRi” Haustechnik, në pika të shkurtëra prezentuan kompanitë si dhe shërbimet që ato ofrojnë. Gjatë takimit u shkëmbyen ide të ndryshme të cilat u ndihmojnë që t’i avancojnë bizneset edhe më shumë.
Ndërsa, në takimin e radhës në kuadër të takimeve të biznesit në kompaninë “KRION”, gjerësisht u shpalos programi i punës. dhe u prezantuan produktet të ndryshme, si kualitetin, cilësinë dhe materialin që përdoret për prodhim. Gjithashtu nga afër panë punën që bëhet dhe produktet që prodhohen në Spanjë.
Poashtu z.Basri dhe Ridvan zhvilluan një takim biznesi me kompaninë “L’ANTIC COLONIAL”. Kompania në fjalë ofron keramika spanjolle me modele të shumta, mjaft të mira dhe interesante. Kjo kompani është e njohur për cilësinë dhe kualitetin e lartë të keramikave. Dy kompanitë shqiptare që afarizmin e tyre e ushtrojnë nē Gjermani, “Emka-EU” dhe “BeRi” Haustechnik përmes takimeve me biznese të ndryshme, janë të hapura për partneritet dhe bashkëpunim edhe  në tregun dhe afarizmin ndërkombëtar. 

Argjend Hasani